Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

519 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ja poshtersia e madhe qe ka bere dje agjenti i Eriksen: “Ai e dinte qe Interi nuk e kishte…”

Inter, ja poshtersia e madhe qe ka bere dje agjenti i Eriksen: “Ai e dinte qe Interi nuk e kishte…”
Inter Club Staff

E kush do ta kishte menduar? Shume thone se kjo levizje e Christian Eriksen ishte nje poshtersi e vertete.

Perse? Sepse ai ka ngritur padi per dicka e cila po ndodh rendomte te cdo klub i madh Europian ne kete moment.

Cfare? E thjeshte: ka vonesa ne pagesa per shkak te mungeses se likujditetit, klubet po e kane te veshtire te paguajne ate qe duhet te paguajne per shkak te krizes financiare te ardhur nga pandemia.

E gjitha kjo vjen sepse te ardhurat jane shume te pakta dhe kostot shume te larta, sidomos ato per sa i perket rrogave dhe komisioneve.

Por cfare ka ndodhur ne gjithe kete histori ndermjet agjentit te Eriksen dhe klubit te Interit? Perse eshte ngritur kjo padi?

Sipas asaj qe dihet tashme, Interi ka rane dakord ne momentin e transferimit te lojtarit nga Tottenham te Interit, qe ti paguaje agjentit rreth 7 milione euro.

Keto para nuk eshte rene dakord te paguhen menjehere por me keste te ndryshme, dhe tashme e ka radhen kesti i radhes.

Por duket se Interi kete kest te radhes nuk e ka paguar ne kohe, per shkak te pandemise, dhe ka lajmeruar agjentin e Eriksen se do te kete nje vonese.

Por ai me sa duket nuk ka pranuar dicka te tille dhe ka kerkuar parate menjehere, pa asnje vonese duke konfirmuar keshtu se mardheniet ndermjet tij dhe Interit jane pothuajse zero.

Me siguri qe gjithcka ka te beje edhe me situaten qe lojtari danez po kalon tek Interi, po eshte nder te fundit zgjedhje te Contes ne mesfushe.

Ashtu si thame ne fillim, e gjithe kjo histori mund te quhet dicka e ulet nga agjenti i Eriksen, sepse vonesa komisiones ne kete moment ka pasur edhe nga klube si Real Madrid, Manchester United apo Barcelona dhe ai eshte lajmeruar nga Interi per kete gje.

Keto klube jane kolose te futbollit europian dhe ne drejtim te tyre nuk ka pasur asnje padi nga agjentet e lojtareve qe kane rene dakord te presin.

Por me sa duket, agjenti i Eriksen deshiron te prishe totalisht marrdheniet me Interin, edhe pse kjo gje mund te sjelle qe ta pesoje akoma me shume lojtari, qe ne kete mes eshte nje i trete dhe nuk ka asnje faj.

Ose ku i dihet, mbase fshihet edhe ndonje operacion merkatoje pas gjithe kesaj dhe agjenti i Eriksen po e perdor kete padi ne forme presioni. Por mbetet dicka e pabese e me shume do te zbulohet ne ditet ne vazhdim.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.