Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

1,232 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, jo vetem Pinamonti? “Ja plani i Marottes per te fituar 30 milione euro pa shitur asnje TOP PLAYER tjeter: do shitet edhe…”

Inter, jo vetem Pinamonti? “Ja plani i Marottes per te fituar 30 milione euro pa shitur asnje TOP PLAYER tjeter: do shitet edhe…”
Inter Club Staff

Milan Skriniar mund te largohet, po, sepse per te ka nje oferte vertete teper te shtrenjte nga PSG, por Inter ka ndermend te financoje merkaton e saj pa shitur asnje TOP PLAYER tjeter pervec tij.

Ky eshte plani i mirefillte i bere nga Beppe Marotta dhe Piero Ausilio dhe per te cilin flet diten e sotme Corriere dello Sport qe tregon edhe detaje.

“Inter nuk deshiron te shese asnje lojtar te madh me: nuk behet fjale qe Inter te vere ne merkato ndonje prej Dumfries, Barella, Bastoni, Brozovic, apo Martinez.”

“Eshte e vertete shprehja se cdo lojtar e ka nje cmim, por nje cmim e ka edhe Mbappe me shoke, por kjo nuk do te thote se jane ne merkato.”

“Prandaj, Inter eshte e bindur se mund te perfitoje goxha para nga lojtaret e rinj qe do te shiten ne kete vere.”

“I pari eshte Pinamonti, i cili vleresohet rreth 20 milione euro dhe qe duhej nje hap larg Monzes por mund te perfundoje tek Atalanta.”

“Shifra eshte me ulet, por mund te arrihet nje marreveshje me bonuse. Nderkohe, kujdes edhe nga Pirola qe mund te sjelle nga Salernitana rreth 8 milione euro.”

“E njejta shifer mund te sherbeje per te marre edhe lojtare si Vanheusden, por edhe lojtare si Dalbert apo si Lazaro te cilet mund te largohen per 5 apo 6 milione euro.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.