Inter, ka ndryshuar gjithcka? Barzaghi zbulon: “Mund t’ju them pa frike se dje ne Appiano Gentike kishte…”
Juventus-Inter mund te kete ndryshuar gjithcka vertete ne shtepine Inter dhe me sa duket kjo gje po shikohet qe tani.
Per kete gje ka folur diten e djeshme ne mbremje Marco Barzaghi i cili ka treguar ndjesite e pare ne Appiano Gentile.
Keto kane qene fjalet e tij: “Te fitosh ne Allianz Stadium nuk eshte asnjehere dicka e thjeshte, eshte shume e veshtire madje.”
“Eshte nje ndeshje ajo ndaj Juventusit qe e karikon ne nje menyre tjeter Interin duke pare edhe rivalitetin historik mes dy skuadrave.”
“Eshte nje fitore qe i jep Interit shijen e luftes per Scudetto dhe i fut ata ne gare plotesisht. Sidomos pas hapit fals te Milanit.”
“Mund te them pa frike se diten e djeshme ne Appiano kishte komplet nje tjeter ajer ne krahasim me javet e fundit.”
“Pashe fytyra te tjera, me te qeta, me te lumtura, me shprese, entuziazem, bindje, deshire dhe uri per te fituar ende.”
“Ne syte e cdo lojtari por edhe te stafit tani ka shume bindje per aftesite e veta. Edhe pse pak lodhje tek Interi ka, lodhje ka gjithmone duke qene se ka qene nje sezon i gjate.”