Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, kercenime shume te renda nga tifozet e Barcelones per te fejuaren e Bastonit: “Kane arritur deri aty sa…”

Inter, kercenime shume te renda nga tifozet e Barcelones per te fejuaren e Bastonit: “Kane arritur deri aty sa…”
Inter Club Staff

Ne ambientin katalanas ka shume shqetesim per humbjen e ndodhur ne San Siro, por ka edhe nga ata qe nuk po e pranojne dot.

Normalisht ne kete situate nuk kane ndihmuar as fjalet e Xavi, qe ka folur me ze te larte kunder padrejtesive arbitrale.

Sipas tij, Barcelona eshte shume e demtuar ne te gjithe kete histori dhe nuk eshte hera e pare qe ndodh, edhe pse shume nuk do te ishin aspak dakord me kete.

Gjithesesi, ne fund, fjalet e Xavi Hernandez, tranjeri te Barcelones, nuk kane sherbyer aspak per mire dhe vetem kane nxitur pasoja edhe nga me ekstremet.

Nje nder to, kane qene disa mesazhe dhe emaile kercenuese qe kane mberritur deri te e fejuara e Alessandro Bastonit, Camilla Bresciani.

Kete gje e ka bere me dije vete e fejuara e tij, qe ka publikuar ne rrjetet sociale disa nga kercenimet e marra me email.

Keto kercenime kane ardhur direkt pas ndeshjes me Barcelonen dhe kane qene te gjitha ne gjuhen spanjolle.

Camilla i ka komentuar me te njejtin koment te vetem qe do te ishte i drejte ne nje situate te tille: “Po sa shume ta shpifni”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.