INTER, KJO ESHTE LA REMUNTADA E VERTETE: “Ja cfare duhet tani per kualifikim: vetem nje…”
Nje ndeshje e pabesueshme, nje ndeshje e cmendur, nje ndeshje e papritur: nje ndeshje qe vetem Inter mund ta ofroje.
Transferta e Barcelones sot kishte gjithcka: gola, emocione, ankth, disavantazh, permbysje por edhe shume tension.
Te gjithe kishin kujtuar ate 2010 deri me sot, por tashme duhet shenuar edhe kjo date: 12 tetor 2022, ku Inter per pak sa nuk fitoi ndaj Barcelones ne nje ndeshje qe perfundoi 3-3 dhe qe kishte nje shans te arte ne minuten e 98.
Gjithesesi, eshte nje barazim qe ka arome triumfi dhe fitore, duke qene se e afron Interin shume me kualifikimin ne Champions League.
“Keshtu, pertej si do te dale Barcelona ne ndeshjet e saj me Bayern dhe me Plzen, Inter duhet te marre vetem nje fitore me Plzen ose me Bayern, per te kaluar me tej”.
“Kjo do te thote se djemte e Inzaghit e kane vete ne dore fatin e tyre dhe se tashme forcat do te perqendrohen normalisht ne ndeshjen e radhes ne Milano.”
“Nderkohe, sot gjithcka filloi me disavantazhin e nje goli por qe u permbys shume shpejt ne pjesen e dyte me golin e Barella dhe Lautaro Martinez. Me pas, Barcelona barazoi me Lewandowski por Gosens dergoi Interin ne avantazh pas nje goli teper te bukur”.
“Ne fund, ishte perseri Lewandowski qe barazoi rezultatin 3-3 ndersa ne fund fare, Asllani kishte nje super shans per te shenuar vete por edhe per te pasuar, por ai preferoi goditjen e cila u prit nga Ter Stegen”.
“Tani syte te Plzen: me nje fitore, kalohet ne raundin tjeter: do e beje dot Interi kapercimin e madh edhe kete sezon per te kaluar ne grupin me te veshtire ne Champions League?”