Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

1,837 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, kush do te jete kapiteni tani? “Nese Skriniar largohet, lufte e forte ndermjet dy lojtareve: ja emrat.”

Inter, kush do te jete kapiteni tani? “Nese Skriniar largohet, lufte e forte ndermjet dy lojtareve: ja emrat.”
Inter Club Staff

Inter ka filluar tashme te mendoje edhe per kapitenin ne sezonin e ardhshem me deshiren e klubit qe te zgjedhin nje lojtar aktiv ne fushe.

Prej kohesh eshte perfolur se lufta ka qene ndermjet Skriniar dhe Barella, por me sa duket, me largimin e Skriniar, Barella ka nje rival te ri.

Per kete gje flet sot Tuttosport, e cila tregon edhe dy kandidatet e forte qe po luftojne ‘ne distance’ me njeri tjetrin.

“Me sa duket, Inter po mendon per nje te ardhme ku kapiteni i skuadres nuk do te jete Handanovic por nje lojtar aktiv ne fushe.”

“Duket se Barella do te luftoje per shiritin pikerisht me mikun e tij te mire Marcelo Brozovic qe eshte edhe lojtari me i vjeter ne skuader.”

“Ai ka ardhur ne Milano ne janarin e 2015 dhe sot eshte mbase lojtari me thelbesor ne skuadren qe drejtohet nga Inzaghi.”

“Ai ka marre celesat e mesfushes qe prej kohes se Spallettit dhe qe prej atehere kurre nuk ka lene njeri ti zere vendin en fushe.”

“Ai eshte regjizori i cdo topi dhe eshte mjaft i dashur nga tifozet dhe nga shoket e skuadres per karakterin e tij te vecante.”

“Nese zgjedhja do te varej vetem nga vjetersia, Brozovic do e fitonte kete gare, por ai per disa arsye, nuk eshte shume i prere per rolin e kapitenit.”

“Edhe pse disa here ka luajtur si i tille sepse aktualisht eshte pikerisht kroati zevendesi i Handanovic per kapiten.”

“Por Nicolo Barella eshte nje lojtar pak me “serioz” se Brozovic ne fushen e lojes e prandaj kjo gje mund ta ndihmoje.”

“Per me shume, Nicolo eshte nje italian, gje e cila i jep me shume pike sepse ne raport me arbitrat, nje lojtar i Kombetares Italiane ka me shume peshe.”

“Prandaj Marotta po shtyn me shume per Barellen kapiten. Pastaj, ai ka qene edhe me pare me shiritin ne krah ne koherat e Cagliarit.”

“Tashme mungon vetem pak kohe ose me sakte, pak dite, deri sa ta marrim vesh se kush do te jete kapiteni i Interit.”

“Por nese tifozet e Interit do e kishin ne dore, do te zgjidhnin vetem nje lojtar: Milan Skriniar, i cili per fat te keq eshte drejtuar drejt Parisit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.