Inter, Gazzetta zbulon: “Ja vendimi i fundit qe Marotta ka marre per Hakimi: nuk do te pranohet asnje…”
Inter duket se ka vene nje qellim per veten e saj: te fitoje te pakten 75 milione euro nga shitja e Achraf Hakimi e asnje cent me pak.
Keshtu, pikerisht per kete fakt ka filluar nje lufte e vertete ndermjet Chelsea dhe Psg sipas asaj qe konfirmon sot La Gazzetta dello Sport.
Nevoja e klubit zikalter ne kete moment eshte qe te fitoje para te freskta per bilancin e saj dhe keto dy klube mund ta bejne realitet kete gje.
“Chelsea per shembull ka provuar qe te ofroje Emerson Palmieri apo Andreas Christensen, 25 vjecarin qendror danez, por pa sukses.”
“Interi e pelqen Emerson, por deshiron vetem cash. Para te thata per Hakimin. Nderkohe, me pas mund te hape nje tratative te re per italo-brazilianin.”
“Nga Parisi nderkohe, kane frike se mos fillon nje ankand i vertete dhe do te detyrohen ta rrisin shume oferten.”
“Deri me tani ata kane vene 60 milione euro ne tavoline dhe nuk jane rritur me shume se aq qe prej dites se pare.”
“Nderkohe, vendimi i fundit i marre nga Marotta eshte i qarte: nuk do te pranohet asnje cent me pak per Hakimin. Ose 75 milione euro te pakten, ose ai qendron aty ku eshte.”