Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

664 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, largimi i pare ne janar duket i sigurt tashme: “Ka merkato dhe deshiron te luaje me shume: do te shitet.”

Inter, largimi i pare ne janar duket i sigurt tashme: “Ka merkato dhe deshiron te luaje me shume: do te shitet.”
Inter Club Staff

Nuk ndalet aspak puna e Interit ne merkato, me klubin zikalter qe vlereson levizjet aktuale duke menduar edhe per Scudetton numer njezet.

Ashtu si shkruan Il Giorno diten e sotme, shitja e nje lojtari nga ana e Interit ne janar shihet si dicka shume e sigurt.

Ata e nisin kete supozim nga fakti se lojtari eshte perdorur shume pak nga Inzaghi, por edhe per faktin se ai eshte ne skadence kontrate.

E perditshmja italiane ke shpjeguar me pas situaten me shume kujdes duke tentuar edhe te beje llogarite qe po ben Marotta.

“Deri me tani, Matias Vecino ka luajtur 11 ndeshje, por vetem dy prej tyre jane luajtur qe nga minuta e pare.”

“Ne total ka luajtur vetem 250 minuta, qe jane shume pak per nje lojtar qe eshte titullar me kombetaren e tij, ku ka luajtur me ta me shume se 600 minuta kete vit.”

“Vecino eshte nje profil i rendesishem nderkombetar dhe ka merkato. Prandaj, nuk shihet si i pamundur nje transferim i tij te Napoli.”

“Aty do te gjente Spallettin dhe ne vitin kur do te jete boterori, ai deshiron te luaje me shume. Kerkesa per shitjen tek Interi eshte bere dhe klubi do e shese. Normal, duhet nje oferte e vlefshme per te perpara se Marotta ta leshoje. Por nese kjo oferte vjen, ai do te shitet menjehere.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.