Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,186 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Lukaku, gjithcka do te behet me ndihmen e… Chelsea? “Gati nje pakt ‘miqsh’ per te ‘genjyer’ FIFA-n”

Inter-Lukaku, gjithcka do te behet me ndihmen e… Chelsea? “Gati nje pakt ‘miqsh’ per te ‘genjyer’ FIFA-n”
Inter Club Staff

Romelu Lukaku vazhdon qe te mendoje cdo moment per nje kalim tek Interi duke u munduar me te gjitha menyrat.

Kjo eshte e vetmja hipoteze qe Big Rom ka per tu larguar nga Londra dhe kete gje ja ka bere me dije edhe vete Chelseas.

Per kete gje flet sot Corriere dello Sport, e cila nder te tjera flet per nje skenar te ri, ku gjithcka mund te behet me ndihmen e… Chelsea.

Po, sepse qe Lukaku te vije ne Milano, me sa duket ndermjet paleve nuk duhet vetem nje kontrate e shkuar, por edhe nje “pakt miqsh”.

Ja cfare shkruan Corriere: “Romelu Lukaku po tenton te vije ne Milano. Nuk eshte dicka e re, por shqetesimi eshte se si do te behet ky operacion.”

“Me sa duket, gjithcka mund te realizohet “alla Morata” dhe do te tentohet keshtu qe ne nje forme apo ne nje tjeter, “te genjehet” FIFA.”

“Pse? Sepse tashme qe prej ketij sezoni, nuk do te lejohen me huazimet me te gjata se 12 muaj dhe ne kete menyre, Inter mund te huazoje Luakakun per 12 muaj zyrtarisht, por mund te bjere dakord me nje “pakt miqsh” me Chelsean qe huazimi te jete per 24 muaj dhe ta rinovojne ne veren e ardhshme.”

“Kjo gje ka ndodhur edhe me pare ku Atletico Madrid ka bere nje pakt te tille me Juventusin per te huazuar Moraten ne 2020.”

“Pra, ne thelb do te kishte nje huazim per 2022-2023 qe do te firmosej tani dhe me pas edhe nje huazim ne 2023-2024 qe do te formalizohej ne veren e ardhshme dhe ne fund edhe blerja e kartonit nga Inter.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.