Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

631 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Cassano shperthen: “Dua te them vetem dicka: do te jete nje masaker nese Milani me 1 euro e 50 cent…”

Cassano shperthen: “Dua te them vetem dicka: do te jete nje masaker nese Milani me 1 euro e 50 cent…”
Inter Club Staff

Me sa duket Antonio Cassano nuk pret asnje hap te gabuar nga ana e Contes ne garen per titull ne drejtim te Interit.

Sipas tij, Conte duhet ta fitoje me patjeter kete gare dhe nese kjo nuk ndodh, do te jete vetem faji i teknikut ziklater.

“Pas te gjithe atyre lojtareve qe i kane blere kete vit dhe vitin e shkuar, Conte eshte i detyruar me cdo kusht te fitoje kampionatin.”

“Do te ishte nje falje publike per ate eleminim te turpshem nga Europa qe ne nje kohe si kjo nuk duhet te kishte ndodhur kurre.”

Keto fjale i ka thene pikerisht Antonio Cassano, ish-lojtari i Interit qe kohet e fundit eshte pare shume kritik ne drejtim te teknikut zikalter.

Nderkohe, ai ka vazhduar edhe me tej ne intervisten e dhene per kanalin ne Twitch te Bobo Vierin ku eshte i ftuar si zakonisht,

“Sezoni per Conten rrezikon te behet nje deshtim i vertete. Nese fiton Juventusi, edhe mund ta pranojme, sepse te gjithe e dime se cfare skuadre kane ata.

“Por Milani, me nje euro e 50 cent merkato, po ben nje kampionat si ky, ku po fiton te diele pas te diele. Per Interin, nese fiton Milani, do te jete nje masaker e vertete. E fajtor per kete dihet kush do te jete.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.