Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

345 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Marotta i jep nje ultimatum Brozovic per rinovimin? “Lojtari me sa duket ka kohe deri ne…”

Inter, Marotta i jep nje ultimatum Brozovic per rinovimin? “Lojtari me sa duket ka kohe deri ne…”
Inter Club Staff

Ne kete moment, nyja me e madhe tek Interi per sa i perket rinovimeve eshte ceshtja qe lidhjet me Marcelo Brozovic dhe kontraten e tij.

Pas fitores ne Champions kunder Sheriff, ne fakt, mesfushori zikalter nuk eshte se nuk ka shuar aspak dyshimet rreth te ardhmes se tij.

Tratativa per zgjatjen e kontrates qe eshte ne skadence ne qershorin 2022 nuk ka nisur ende dhe nuk eshte ne faze te rendesishme.

Nga ana e Interit ka optimizem, gje qe eshte pranuar edhe nga Marotta, por Calciomercato.com zbulon se klubi zikalter ka edhe nje ultimatum per agjentin e Brozovic.

“Kontrata e Brozovic eshte ne skadence ne vitin 2022, ne 30 qershor. Keshtu, nga shkurti, ai eshte i lire te zgjedhe nje klub te ri.”

“Ne shtepine Inter ka shume optimizem per gjetjen e nje marreveshje, por normalisht askush nuk mund te flase me siguri.”

“Inter per kete arsye me ne krye Marotten ka vendosur nje ultimatum per Brozovic. Nese do te rinovohet kontrata, do te ndodhe perpara dhjetorit. Ky eshte deadline: muaji dhjetor.”

“Zikalterit duan te mbajne lojtarin, por edhe lojtari nga ana e tij duhet te beje dicka te tille. Nderkohe, per sa i perket deshires se Brozos nuk ka dyshime gjithashtu: edhe ai do qe te qendroje. Distanca ne kete moment eshte te paga e ofruar.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.