Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

432 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Marotta ka fituar bastin e madh te merkatos: “I dogji te gjithe dhe pati te drejte: investimi per…”

Inter, Marotta ka fituar bastin e madh te merkatos: “I dogji te gjithe dhe pati te drejte: investimi per…”
Inter Club Staff

Sot do te kete shume arsye per te shijuar nje ndeshje, sepse per shembull. ne krahun e djathte te Interit, do te shohim nje duel teper te bukur.

Ajo korsi nga do jete Hakimi sot, do te shohe perballe nje lojtar si Gosens, qe eshte lojtari me i mire i krahut te majte ne Serie A kete sezon.

Por duke e kthyer kohen prapa ne vere, e kupton se si levizja e Marottes ka qene nje levizje perfekte ne merkato.

Blerja e marokenit dhe transferimi i tij ne Milano nga drejtuesit zikalter ka qene me te vertete nje levizje e madhe dhe fituese.

Puna e mire e bere nga ata bindi klubin dhe pronaret zikalter per te investuar per te plot 40 milione euro.

Sot Hakimi eshte transformuar ne armen me shume te Interit, dhe ne klubin zikalter te gjithe e kishin imagjinuar se blerja e tij do te kishte ndihmuar shume Conten dhe skuadren.

“Marokeni – me 6 gola dhe 4 assist – e ka ditur se si te pershtatet me se miri ne futbollin e komplikuar italian.”

“Ai ka ditur qe ne fillimet e tij te mesoje dalengadale dhe te degjoje me kujdes Conten dhe keshillat e shokeve te skuadres.”

“Nderkohe Marotta i dogji te gjithe konkurentet per te dhe pati te drejte: investimi per Hakimi ja ka vlejtur plotesisht.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.