Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,502 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Marotta konfirmon gjithcka: “Shitja e Interit nga Steven Zhang? Jam i sigurt se Steven do…”

Inter, Marotta konfirmon gjithcka: “Shitja e Interit nga Steven Zhang? Jam i sigurt se Steven do…”
Inter Club Staff

Diten e sotme, pak perpara se Inter te zbriste ne fushe, Beppe Marotta ka folur per mikrofonat e Mediaset.

Ai edhe njehere tjeter eshte pyetur per shitjen e mundshme te Interit nder te tjera. Nderkohe, keto kane qene fjalet e plota te tij:

“Ndeshje e rendesishme shume kjo per dy motive: duhet te gjejme piket per te vleresuar ndeshjet e radhes por edhe sepse kemi nevoje per nje fitore”.

“Zgjedhjet e Inzaghit? Jane logjike ne gjykimin tim. Kemi dy portiera te mire, kishte shume kohe qe kishte nje diference kaq te ngushte dhe prandaj duhet te jemi te lumtur”.

“Te gjithe klubet e medha i menaxhojne keshtu portieret e tyre. Alternimi eshte pozitiv dhe siguri per tranjerin dhe skuadren”.

“A do te shese Zhang Interin? Ne si drejtues sportiv, jemi te perqendruar te puna jone. Keto gjera jane mbi ne”.

“Une di qe vendimi qe do te merret nga familja Zhang do te jete nje vendim per te respektuar historine e Interit dhe per kete jam i qete”.

“Turnover? Tranjeri e vlereson vete kundershtarin dhe gjendjen e formes se skuadres. Por ne kemi 21 apo 22 lojtare qe jane te denje per te luajtur te gjithe nga minuta e pare. E kete duhet ta tregojne ne fushe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.