Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

435 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare masakre me Hakimi: “Kane filluar ta krahasojne me Lazaron: por eshte e pabesueshme sepse…”

Inter, cfare masakre me Hakimi: “Kane filluar ta krahasojne me Lazaron: por eshte e pabesueshme sepse…”
Inter Club Staff

Kur humbet duhet hedhur gjithcka ne kosh, te fillohet nga fillimi dhe te behet revolucion. Kur fitohet, ne mes ka gjithmone nje sikur dhe nje arsye se pse gjerat mund te shkonin edhe me mire.

Eshte gjithmone kjo gje qe shoqeron Interin prej kohesh e mbase, prej gjithmone, duke pare trajtimin e mediave.

Me Sassuolon ka ardhur nje fitore bindese (me ne fund!), pas nje periudhe te veshtire, e qe ka ardhur menjehere pas humbjes ndaj Real Madrid ne menyre te shemtuar.

Nuk kishte kohe as per te festuar, sepse menjehere u hap nje ceshtje e re, nje ceshtje me emrin Hakimi.

Duke e lene menjane te pakten per momentin ceshjtne Eriksen, perjashtimi i marokenit nga ndeshja ndaj Sassuolos, ka qene rasti i duhur per te hapur nje ceshtje te re.

Le te nisim nga supozimi se ne futboll dhe ne sport ne pergjithesesi, eshte gjithmone fusha ajo qe flet.

E ne kete rast, fusha tregon se paraqitjet e fundit te Hakimi kane qene me poshte se mesatarja.

Por a mjafton kjo per te krijuar nje ceshtje? Jo, sepse eshte dicka normale, sidomos kur shikon numrat ne kete histori.

Deri me tani, lojtari ka luajtur 12 ndeshje (9 ne kampionat dhe 3 ne Serie A), 746 minuta ne total ne cdo kompeticion.

Dikush ka tentuar madje ta krahasoje me Valentino Lazaron, por diferenca eshte teper e madhe per ti krahasuar.

E para eshte se Hakimi ka pasur me siguri nje impakt te ndryshem me austriakun, sepse deri me tani ka bere tre assist dhe nje gol.

Lazaro nderkohe eshte larguar nga Interi vetem me 513 minuta te luajtura ne total.

Nje diference tjeter e madhe eshte se Hakimi konsiderohet nje nga mbrojesat e krahut me te mire ne Europe dhe Interi e ka pesuar vjet nga ai kur vishte bluzen e Borussia Dortmund.

Pritshmerite jane te ndryshme, por mbi te gjitha eshte edhe ceshtje kualitetesh.

Marokeni ka nevoje per kohe, por nese Antonio Conte e ka dashur me ngulm, do te thote se do te besoje shume tek ai.

Madje duke evituar qe te vere me shume presion tek ai, duke qene se eshte vetem i datelindjes 1998, dhe ka ardhur ne nje kampionat pak ‘enjoy’, per ta thene alla-Conte.

Funksionon keshtu per te gjithe lojtaret, por jo tek Interi. Ketu duhet te jesh perfekt ne gjithcka dhe menjehere, te mos gabohet asgje sepse nje ‘ceshtje e re’ dhe ‘krize’ eshte gjithmone gati.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.