Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

522 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

INTER-Milan, ja formacioni i zgjedhur nga Conte: “Cfare surprize ne mbrojtje: nga minuta e pare do te luaje…”

INTER-Milan, ja formacioni i zgjedhur nga Conte: “Cfare surprize ne mbrojtje: nga minuta e pare do te luaje…”
Inter Club Staff

Ka ardhur momenti i Kupes se Italise. Pas 1/8, tani e ka radhen cerekfinalja, ku Interi dhe Milani do te perballen ne nje ndeshje te vetme per te kaluar ne turin tjeter.

Nje derby qe nuk eshte asnjehere i sigurt per rezultatin. Te dy skuadrat vine nga 120 minuta te luajtura ndaj Fiorentines dhe Torinos.

Zikalterit u kualifikuan pas nje goli ne minuten e 120, ndersa Milani u kualifikua vetem pas penalltive me Torinon.

Sot nderkohe do te jete i paevitueshem edhe nje refleksion per sa i perket kampionatit, por derbi mbetet derbi, edhe kur luhet ne Kupe.

TE REJAT E FUNDIT NGA INTERI – Conte e di mire se sa e rendesishme do te jete qe te arrish ne menyren me te mire te mundshme ndaj Beneventos te shtunen ne darke dhe nuk eshte aspak nje ceshtje fizike.

Ka shume te beje edhe aspekti mental. Si pasoje, pritet qe te kete turnover, por jo shume te eger.

Brenda do te jete Kolarov, ku do te pushoje Bastoni. Por nga minuta e pare edhe Darmian, Perisic dhe Sanchez.

Nderkohe, pritet qe te jete nje konfirmim i titullareve (per tu monituruar Vidal apo Gagliardini). Keshtu, nga pankina do e nise kete ndeshje Hakimi, Young dhe njeri prej Lautaro ose Lukaku (argjentinasi me shume mundesi).

Keto zgjedhje konfirmojne nga njera ane se Interi ka nje bllok lojtaresh qe nuk i prek, por nenvizojne edhe mungesen e lartesise se duhur ne zevendesimin e disa reparteve.

Nderkohe, mbeten jashte D’Ambrosio dhe Vecino, te cilet do te jene dy mungesat e Interit ne kete ndeshje.

TE REJAT E FUNDIT NGA MILANI – Edhe Pioli po e vlereson me kujdes formacionin titullar, duke pare disa lojtare qe sjane ne forme e disa te tjere qe sdo te jene per shkak skualifikimesh apo demtimesh.

Jashte Gigio Donnarumma per skualifikim, ne porte do te luaje Tatarusanu. I padisponueshem edhe Kalulu, Gabbia, Calhanoglu dhe Bennacer, nderkohe jane per tu monituruar Mandzukic dhe Tonali.

Ne sulm do te luaje Ibrahimovic dhe pas tij Brahim Diaz, Lealo dhe Saelemaekers. Meite ne avantazh ndaj Krunic, rikthehet Romagnoli dhe hapsire per Dalot.

FORMACIONET E MUNDSHME: 

INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Kolarov; Darmian, Barella, Brozovic, Vidal, Perisic; Lukaku, Sanchez.

Ne pankine: Radu, Padelli, Ranocchia, Bastoni, Hakimi, Young, Gagliardini, Eriksen, Sensi, Lautaro, Pinamonti.

Tranjer: Conte.

Te skualifikuar: nessuno.

Te padisponueshem: D’Ambrosio, Vecino.

Preview Inter-Milan - Chance per 4: dal 1' Kolarov, Darmian, Perisic e Sanchez

MILAN (4-2-3-1): Tatarusanu; Dalot, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessié, Meité; Saelemaekers, Brahim Diaz, Leao; Ibrahimovic.

Ne pankine: A. Donnarumma, Jungdal, Musacchio, Tomori, Calabria, Tonali, Krunic, Maldini, Hauge, Castillejo, Rebic, Mandzukic.

Tranjer: Pioli.

Te skualifikuar: G. Donnarumma (1).

Te padisponueshem: Kalulu, Gabbia, Calhanoglu, Bennacer.

Arbiter: Valeri.

Asistente: Del Giovane e Colarossi.

Arbiter i katert: Chiffi.

Var: Banti (Paganessi).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.