Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,039 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Nainggolan e gdhin ne diskoteke nje dite me pare? Interi komunikon se…

Inter, Nainggolan e gdhin ne diskoteke nje dite me pare? Interi komunikon se…
Inter Club Staff

Kane bere qe te diskutohet shume ne rrjete sociale sot imazhet e Radja Nainggolan ne nje lokal nate shume te njohur ne provincen e Bergamos. 

Lokali quhet ‘La Casa Loca’ ne Dalmine, dhe ai ka qene ne shoqerine e Fabrizio Corona dhe ka bere qe Radja te mos pergjigjet mire as per ata qe e ngacmuan ne rrjete sociale.

Por nese eshte folur per ‘probleme me Radja Nainggolan ne shtepine Inter’ apo ‘ceshtje Nainggolan’, eshte folur sa per te bere nje lajm pa baza sepse ne shtepine zikalter nuk ka aspak nje ceshtje Nainggolan.

Kete gje e tregon Corriere dello Sport ne versionin e saj online e cila thote se deri me tani sjellja e Nainggolan me Interin ka qene shume e mire.

Sipas asaj qe thote Corriere, Interi, pasi eshte kontaktuar nga ata ka mohuar kategorikisht ekzistencen e nje ceshtje Nainggolan ne Appiano Gentile.

Ja cfare behet me dije nga Interi sipas asaj qe tregon Corriere:

“Nga ana e Interit nuk ka asnje problem e asnje ceshtje.”

“Perkundrazi. Nainggolan nje nate pasi ato imazhe jane publikuar eshte prezantuar rregullisht ne Appiano Gentile duke zhvilluar nje stervitje edhe me me intensitet se shoket e skuadres.”

Tashme pas sulmeve ndaj skuadres, tranjerit apo lojtareve qe ishin ne fushe ndaj Sassuolos, tani nga mediat kane filluar edhe sulmet per lojtaret zikalter qe nuk luajten fare ne ate ndeshje dhe per jetesen e tyre ne kohen e lire.

Qe Radja Nainggolan eshte nje fans i klubeve te nates nuk eshte dicka e re dhe ka ndodhur gjithmone, qe tek Cagliari e deri tek Roma. Por natyrisht qe tek Interi ben me shume lajm se diku tejter. Me se e kuptueshme.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.