Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,215 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ndizet nje super derbi me Milanin ne merkato: “Marotta dhe Maldini koke me koke per te rrembyer…”

Inter, ndizet nje super derbi me Milanin ne merkato: “Marotta dhe Maldini koke me koke per te rrembyer…”
Inter Club Staff

Ku do te luaje Gianluca Scamacca sezonin e ardhshem? Kjo eshte nje nga pyetjet me te rendesishme ne Itali.

Por pikerisht per kete fakt duket se eshte ndezur nje lufte e mirefillte ndermjet Interit dhe Milanit sipas mediave italiane sot.

Nderkohe, Sassuolo po shpreson gjithashtu qe per sulmuesin e saj ne kete gare te shtohen edhe skuadra te huaja.

Pse? E thjeshte: keshtu do te rritej akoma edhe me shume cmimi dhe ata do te perfitonin edhe me shume.

Por duket se deshira e Scamacca eshte vetem te qendroje ne Itali dhe prandaj eshte ndezur nje derbi i vertete.

“Problemi i Interit ne kete moment eshte se per te tentuar goditje te reja duhet te siguroje nje shitje te rendesishme.”

“Por derisa te kuptohet e ardhmja e Lautaro Martinez qe mund te perfundojte te Atletico Madrid apo De Vrij ne Premier League, nuk ka asnje sulm per Scamacca ne horizont.”

“Nderkohe, motivi pse Milan po shpreson te binde Sassuolon eshte pikerisht ky: qe Interi nuk mund te beje dot qe tani goditjen.”

Keshtu shkruan La Gazzetta dello Sport sot e cila vazhdon edhe me tej me cmimin qe kerkon Sassuolo per lojtarin.

“Ne kete moment cmimi eshte rritur akoma edhe me shume: Carnevali kerkon per lojtarin 45 milione plus bonuse.”

“Inter ka dhene disponueshmerine e saj per te kapur 45 milionet, por duhet te prese shitjen e Lautaros ndoshta.”

“Menaxheret e Interit kane ndryshuar edhe formulen madje per Sassuolon dhe Marotta kesaj radhe eshte gati qe te ndertoje nje operacion ne huazim me detyrim blerje ne fund te sezonit.”

“Per sa i perket te tjerave, reforma e FIFA-s per huazimet kane ndryshuar letrat ne tavoline duke qene se huazimet dy vjecare nuk jane me nje opsion.”

“Gjithesesi, me shume do te kupetohet gjate muajit maj, kur Inter dhe Milan me shume mundesi do te vendosin garen per titull.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.