Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,102 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon gjithcka: “Ja formacioni i Interit ndaj Milan: Inzaghi ka vendosur. Ka edhe nje plan per…”

Gazzetta zbulon gjithcka: “Ja formacioni i Interit ndaj Milan: Inzaghi ka vendosur. Ka edhe nje plan per…”
Inter Club Staff

Neser ne darke, ne nje derbi per jashte ose brenda ne Kupen e Italise kunder Milan, Inter do te duhet te beje maksimumin.

Nderkohe, Stefan de Vrij duhet te beje rikthimin e tij ne fushe nga minuta e pare pikerisht ne kete ndeshje pas nje shqetesimi te vogel qe pati ndaj Verones.

Por duket se per Inzaghin ka pasur lajme te mira, sepse ne kete ndeshje do te jete gati edhe Alessandro Bastoni.

Ai bashke me Milan Skriniar dhe De Vrij do te formojne treshen e prapavijes qe do te kene nje detyre te rendesishme ndaj Milanit.

“Duket se ideja teknike e Inzaghit eshte pikerisht ajo qe te kalohet Skriniar si zakonisht ne te djathte per tu perballur me Leal dhe Theo Hernandez.”

“Nderkohe, ne qender te mesfushes Marcelo Brozovic do te kete detyren qe te dominoje mesfushen ndaj Kessie.”

“Per sa i perket te tjereve, shoket e repartit per Brozovic pritet te jene Hakan Calhanoglu dhe Nicolo Barella si zakonisht.”

“Ne krah nga minuta e pare me shume mundesi do te jete Ivan Perisic dhe Denzel Dumfries, me kete te fundit qe cenohet pak nga Mattia Darmian por hollandezi eshte favorit.”

“Ne sulm me te gjitha gjasat hapsire per Lautaro Martinez dhe Edin Dzeko.”

Ky eshte edhe formacioni i mundshem i Interit sipas La Gazzetta dello Sport:

INTER: Handanovic, Skriniar, De Vrij, Bastoni, Dumfries, Calhanoglu, Brozovic, Barella, Perisic, Dzeko dhe Lautaro.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.