Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

837 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Calcio e Finanza zbulon gjithcka: “Ja sa milione euro ka fituar Interi me Superkupen e djeshme: gjithcka mund te rritet sepse…”

Calcio e Finanza zbulon gjithcka: “Ja sa milione euro ka fituar Interi me Superkupen e djeshme: gjithcka mund te rritet sepse…”
Inter Club Staff

Superkupa e Italise ka shkuar ne seline e Interit sepse skuadra zikalter ka dominuar dhe fituar ndeshjen ndaj Juventusit.

Edhe pse Juventusi i Allegrit u mundua me mish e me shpirt te mbronte nje barazim duke mbrojtur me 10 veta, Interi ja doli qe te shenonte ne minuten e 120 me Alexis Sanchez.

Ky eshte nje lajm shume i mire per Interin sepse do te thote se zikalterit sapo kane fituar trofeun e dyte pas Scudettos ne nje kohe te shkurter.

Nderkohe, per Interin eshte nje lajm i mire edhe per nga ana financiare sepse finalja e Superkupes sjell para te rendesishme ne bilanc.

Per kete ka folur diten e sotme qe shkruan Calcio e Finanza e cila zbulon me detaje shifrat qe Inter dhe Juventus do te ndajne.

“Superkupa Italiane qe pa u luajtur akoma vlen nje shifer prej 1,8 milione euro per fituesin (qe eshte Interi) dhe 1,2 milione euro per humbesin, ne kete rast Juventusi.”

“Por duket se shifrat mund te ndryshojne sepse klubet kane humbur goxha para nga kapaciteti i stadiumit me 50% dhe Federata mund ti jape me shume para per te kompesuar parate e humbura me biletat qe nuk jane shitur dot.”

“Diten e djeshme ne Meazza ka pasur 29,696 spektatore, me Interin qe i kishte shitur te gjithe biletat e saj dhe Juventusin qe kishte shitur goxha me pak se Interi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.