Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

661 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ndodh e papritura? “Icardi rikthehet ne Serie A, por Interi nuk do te perfitoje dot asgje sepse…”

Inter, ndodh e papritura? “Icardi rikthehet ne Serie A, por Interi nuk do te perfitoje dot asgje sepse…”
Inter Club Staff

Duket sikur ka kaluar nje jete qe prej dites kur Paris Saint-Germain bleu ne menyre zyrtare Mauro Icardi nga Interi.

Sot sot, sulmuesi argjentinas nuk eshte me ai lojtari i pazevendesueshem per francezet dhe nje largim i tij eshte shume konkret.

Kete gje shpjegon sot ne faqet e saj Calciomercato.com, e cila zbulon se lojtari mund te rikthehet ne Serie A dhe Interi mund te mos perfitoje asgje, ndryshe nga sa eshte perfolur kohe me pare.

“Ai ka nje kontrate qe skadon ne 2024, dhe ish-lojtari i Interit nuk eshte aspak kunder me nje rikthim ne kampionatin italian.”

“Juventusi tashme duket se eshte larg tij per momentin per shkak te karakteristikave te tij qe Pirlo nuk eshte se i ka shume perzemer.”

“Nderkohe, duket se ka nje skuader tjeter ne Serie A qe e pelqen ate: eshte pikerisht Roma, qe do te zevendesonte Dzekon me ish-kapitenin zikalter.”

“PSG e ka blere Icardin 50 milione euro plus 8 milione euro bonuse, dhe eshte perfolur shume se ne kontraten e tij ekziston nje klauzole qe do te bente qe PSG te paguante tek Interi 15 milione euro te tjera nese ata e shesin ne Serie A lojtarin.”

“Por me sa duket, kjo klauzole nuk eshte per gjithe Serie A, por vetem per Juventusin ne menyre te vecante. Keshtu, nese lojtari transferohet tek Roma, Interi nuk do te marre asgje.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.