Inter, ne Firenze do te luaje apo jo Asllani? “Me sa duket Inzaghi ka vendosur: ai qe do luaje nga minuta e pare…”
Tashme Inter eshte e perqendruar totalisht te transferta e Firenzes, ku zikalterit do te kene nje tjeter ndeshje te rendesishme.
Kjo tansferte historikisht ka qene shume delikate per zikalterit, por kesaj radhe, Inter nuk mund te beje asnje hap fals.
Per kete flet La Gazzetta dello Sport, qe ka dashur te ndalet edhe te Kristjan Asllani, qe ne ndeshjen e fundit nuk ka luajtur titullar:
“Ne fakt, per Interin, lajmet jane te mira: ne kete ndeshje pritet te rikthehet Romelu Lukaku, por ky i fundit nuk do te luaje titullar”.
“Ne sulm do te jete Edin Dzeko dhe Lautaro Martinez. Per kete ka pak dyshime, edhe pse ndonje minute per belgun mund te kete”.
“Ne prapavije, kemi disa balotazhe gjithashtu, me Darmian dhe Gosens qe shpresojne te zene vendin e Dimarco dhe Dumfries”.
“Por Inzaghi ka nje dyshim te madh per ndeshjen e se shtunes: nga minuta e pare do te luaje apo jo Asllani?”
“Ai me sa duket, do te duhet te vendose: nese luan ndaj Fiorentines prape Calhanoglu para mbrojtjes, atehere Asllani do te luaje titullar ne Champions League”.
“Nese ama luan neser Asllani, ndaj Viktoria Plzen do te jete titullar turku me Mikhytarian dhe Barella ne mesfushe”.