Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 20, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

INTER, CFARE LAJMI: “Lukaku-Chelsea, mbyllet perfundimisht historia? Nje burim super i sigurt flet per nje…”

INTER, CFARE LAJMI: “Lukaku-Chelsea, mbyllet perfundimisht historia? Nje burim super i sigurt flet per nje…”
Inter Club Staff

Romelu Lukaku ‘shikon’ nje te ardhme totalisht zikalter dhe me sa duket, edhe qendrimi i tij ne Milano eshte teper i sigurt.

Per kete shkruan sot La Gazzetta dello Sport, e cila tregon se si qe tani, Inter dhe Chelsea kane gjetur nje marreveshje edhe per sezonin 2023-2024.

Por jo vetem kaq: sinjalet qe vine nga Londra, flasin per pronaret e rinj te Blues, qe nuk kane interes ne rikthimin e belgut ne shtepi.

“Per ta do te ishte shume e veshtire te kthejne Lukakun sepse ne Londer, sidomos pas fjaleve te Lukakut, tifozet jane shume kunder tij”.

“Eshte pikerisht kjo situate ajo qe thjeshton shume qendrimin e Romelu tek Inter dhe normalisht, nje te ardhme zikalter per shume vite”.

“Lojtari eshte paguar 115 milione euro nje vit e gjysem me pare, por belgu nuk ja ka dale te behet qendror tek Chelsea”.

“Keshtu, fale edhe marreveshje gjeniale te veres se kaluar, kur Lukaku u kthye ne Milano per shume pak para, gjithcka eshte edhe me e thjeshte”.

“Cfare do te ndodhe pasi huazimi te skadoje? Tashme te gjithe e thone me siguri ate qe pritet te kurorezohet ne vere”.

“Me sa duket, do te kete nje sezon tjeter me huazim te thjeshte per lojtarin, duke paguar Inter keshtu rreth 10 milione euro”.

“Normalisht, Inter do te paguaje ne kete forme edhe rrogen e plote te lojtarit, dhe pikerisht aty ndodhet baza per tu diskutuar”.

“Interi deshiron te fuse ne kontraten e re per huazimin edhe nje te drejte blerje per vitin 2024, dhe ne ate moment Lukaku do te kalonte perfundimisht ne Milano”.

“Nga Londra flasin me siguri per kete gje, sepse te Chelsea ai nuk ka me vend per shume faktore por edhe per shkak te tranjerit te ri”.

“Lukaku ne kete moment sapo eshte kthyer nga demtimi dhe pritet te jete shume shpejt ne fushe nga minuta e pare”.

“Deri me tani, ka luajtur vetem tre ndeshje dhe ka shenuar nje gol. Por zikalterit e konsiderojne ate te tashmen dhe te ardhmen e skuadres”.

“Nderkohe, te Chelsea nuk ka me askush deshire per ta provuar edhe njehere me Romelun pasi kane deshtuar plot tre here…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.