Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

549 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ne Milano vjen nje super talent? “Conte ka zgjedhur blerjen e pare per mbrojtjen: eshte pikerisht…”

Inter, ne Milano vjen nje super talent? “Conte ka zgjedhur blerjen e pare per mbrojtjen: eshte pikerisht…”
Inter Club Staff

Duke qene se nga Milano jane shume afer largimit edhe Andrea Ranocchia dhe Aleksander Kolarov, te dy ne skadence kontrate, Inter po kerkon perforcime per mbrojtjen.

Nje nga rruget per tu ndjekur eshte qe Interi te shohe me kujdes merkaton e parametrave zero, ku edhe kete vit ka jo pak emra interesant.

Por kete vit mund te shohim tek Interi edhe disa emra shume interesant e qe konsiderohen si talente te padiskutueshem.

Kete shkruan Tuttosport ne numrin e saj te perditshem dhe ku zbulon se ne Milano mund te vije nje super talent.

“Eshte e vertete: Conte mund te riktheje nje Milano nje talent te madh te futbollit europian qe ka shkelqyer ne skuadren e tij edhe pse demtimet e kane ndjekur nga pas si nje mallkim.”

“Po flasim per Zinho Vanheusden, 21 vjecar, lojtar qe ka dale nga akademia e Interit dhe qe do te rikthehet ne Milano.”

“Lojtari ka thyer dy here ligamentet, por kesaj radhe duket se eshte mire dhe po rikthehet me ritme te shpejta ne skuadren e pare.”

“Rikthimi do ndodhe dhe me pas Conte do e vleresoje gjate pergatitjes verore: nese rendimenti i tij do te jete i mire, do te zevendesoje ne skuader njerin prej Kolarov ose Ranocchia.”

“Nderkohe, Conte do te kete ne shtepi edhe Pirolan, qe do te rikthehet nga Monza. Edhe ai do te kete nje shans te rendesishem per te bindur tranjerin zikalter.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.