Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

660 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Ndryshon VAR ne Serie A: “Federata ka aprovuar diten e sotme qe te mos…”

E FUNDIT – Ndryshon VAR ne Serie A: “Federata ka aprovuar diten e sotme qe te mos…”
Inter Club Staff

Gjate Asamblese se Liges se Futbollit diten e djeshme, klubet e Serie A (me 18 vota pro) kane dhene rrugen e lire per projektin e ri te VAR.

Behet fjale per “projektin e krijimit te nje qendre te prodhimit televiziv te Liges se Serie A dhe El Towers.”

Eshte kjo qe ajo qe ka dale ne pah nga nje komunikate zyrtare e Liges se Serie A qe ka shpjeguar se “ky projekt perfaqeson hapin e pare ne drejtim te Media Company”.

Nderkohe, ne te njejten komunikate lexohet se: “Liga Serie A ka bere nje racionalizim te fluksit te distribucionit per sinjalet televizive”.

Flitet keshtu per nje “permiresim sinjali nga 1080p 25 frame per sekond ne transmetime ndeshjesh ne 4K dhe transportim te 12 sinjaleve gjate nje ndeshje”.

Keshtu do te mund te transmetohet edhe edhe kampionati i radhes, duke rritur ndjeshem cilesine e tij.

Por nderkohe, ka nje ndryshim shume te madh dhe te rendesishem per VAR, i cili do te ndryshoje totalisht.

Ne te njejten strukture El Towers, sipas asaj qe ka vendosur Asambleja, do te ndertohet ne bashkepunim me Federaten edhe nje salle e VAR qe do te jete e centralizuar.

“Eshte nje projekt i kerkuar me ngulm nga Presidenti Gravina dhe nga Shoqata Italiane e Arbitrave. Keshtu, nuk do te kete me salle VAR ne stadiume te ndryshme, por arbitrat ne fushe do te flasin me nje Qender te VAR qe eshte larg stadiumeve per rastet e dyshimta.”

“Kjo do te ndryshoje keshtu shume gjera per sa i perket VAR, dhe pritet qe permiresoje shume gjera ne lidhje me ndihmen qe arbitrat marrin ne fushe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.