Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

575 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, nje si Skriniar ndodh njehere ne 20 vite: “Ja gjesti i fundit i lojtarit ne drejtim te klubit. Eshte gati te…”

Inter, nje si Skriniar ndodh njehere ne 20 vite: “Ja gjesti i fundit i lojtarit ne drejtim te klubit. Eshte gati te…”
Inter Club Staff

Eshte e vertete: nje lojtar si Skriniar ndodh njehere ne 20 vite. Kur themi nje lojtar si Skriniar, duam te themi nje lojtar qe vendos fanellen mbi interesa te tjere personal dhe monetar.

Kete gje Skriniar e ka tregur me se miri ne te kaluaren, kur agjenti i tij tentoi ta largonte nga Interi nderkohe qe ai kishte marre nje oferte per rinovim.

Ish-agjenti i tij hapi diskutime me klube nga Premier League per te nderkohe qe lojtari donte te qendronte ne Milano.

Keshtu, ai shkarkoi agjentin, dhe pa ndihmen e askujt, negocioi vete me klubin dhe firmosi kontraten e re me Interin.

Dicka e tille ne Milano ishte e padegjuar dhe beri njehere e mire Interin te kuptonte se Milan Skriniar eshte nje lojtar i rralle.

Keshtu, sipas asaj qe tregon Calciomercato.com, ehde pse kontrata e Skriniar skadon ne 2023, Ausilio dhe Marotta shume shpejt do te flasin me te.

Kur do te ndodhe dicka e tille? Sapo te zgjidhet ceshtja e kontratave me skadence te Brozovic, Perisic dhe Handanovic.

Edhe vete Skriniar e kupton momentin dhe nuk ka asnje nxitim per kete ceshtje. Kontrata e tij e re me Interin do te jete deri ne 2025 dhe rroga e tij do te kaloje nga 3 ne 4 milione euro.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.