Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

729 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Vidal i surprizon te gjithe sot: “Nderkohe qe skuadra ndodhet ne Gjermani, ai ka vendosur…”

Inter, Vidal i surprizon te gjithe sot: “Nderkohe qe skuadra ndodhet ne Gjermani, ai ka vendosur…”
Inter Club Staff

Arturo Vidal i ka zhgenjyer te gjithe ne ndeshjen ndaj Real Madrid, te merkuren e kaluar, ku doli me te kuqe ne minuten e 30.

Por ai ka zhgenjyer mbi te gjitha mentorin e tij, njeriun qe e donte me ngulm te skuadra e Interit, Antonio Conte.

Gjithesesi, Vidal gjeti forcen per te kerkuar falje ne fushen e lojes ndaj Sassuolos, ku zhvilloi me te vertete nje ndeshje mjaft te mire.

Madje njeri prej golave, ai i dyti, erdhi pikerisht nga kembet e tij dhe me pas u devijua per tu futur ne porte si nje autogol.

Nderkohe qe sot Interi ka detyren per te fituar dhe per te mundur Borussia Moenchengladbach ne Champions League, ai do mund ta shohi vetem nga televizori.

Kiliani eshte i denuar me nje ndeshje, dhe ne ditet e ndeshjes se zikalterve, ai duhet ta bente pushim ne shtepine e tij.

Por me sa duket, Arturo Vidal, ka qendruar ne Appiano dje duke qene se skuadra eshte nisur drejt Gjermanise, dhe sot ka vendosur te stervitet individualisht.

Ai po pergatitet per ndeshjen ndaj Bolognes, dhe nuk ka pranuar te perdore diten e pushimit te dhene nga tranjeri. Nje gjest mjaft per tu vleresuar ky.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.