Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 8, 2022

Scroll to top

Top

2,364 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, nje skuader e tere gati per tu larguar: “Ja 11 lojtaret e Interit qe mund te thone lamtumire gjate veres.”

Inter, nje skuader e tere gati per tu larguar: “Ja 11 lojtaret e Interit qe mund te thone lamtumire gjate veres.”
Inter Club Staff

Mbase mund te largohet nje ose dy top player nga Inter gjate veres. Njeri eshte De Vrij, ndersa tjetri ne varesi nese vjen ndonje oferte si per Lukaku e cila nuk mund te rezistohet.

Sipas Tuttosport, kjo mund te ndodhe kete vere por me sa duket, nje skuader e plote me 11 lojtare eshte ne rrezik lamtumire tek Interi.

“Ne mbrojtje, ashtu si e kemi thene edhe me pare, ai me i rrezikuari per tu shitur edhe per shkak te cmimit, eshte De Vrij (1).”

“Por nuk eshte vetem hollandezi, sepse nese vjen ndonje oferte alla-Lukaku per Lautaron (2), Inter nuk do te thoshte jo.”

Por le ti marrim me radhe. Ka shume ceshtje tek Interi dhe te parat jane per lojtaret qe jane ne skadence kontrate.

“Ne kete moment, te sigurt per tu larguar jane Matias Vecino (3) dhe Aleksander Kolarov (4). Per te dy ata nuk ka asnje shans qendrimit.”

“Nderkohe, mund te qendrojne Handanovic, Perisic (5), Ranocchia dhe Cordaz. I vetmi me shume i rrezikuar ne kete mes eshte kroati qe kerkon shume para.”

“Pastaj, i sigurt per tu larguar eshte Radu (6), zevendesi i Handanovic si edhe Vidal (7) me Alexis Sanchez (8) te cilet do te largohen gjate veres me nje zgjidhje kontrate.”

“Lista me pas vazhdon me Dimarco (9) dhe Gagliardini (10), qe nuk pritet te bejne pjese ne planin teknik te Inzaghit.”

“Nderkohe, ne sulm eshte edhe Caicedo (11) i cili do te largohet me siguri sepse do te rikthehet te skuadra e Genoas.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.