Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

551 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, nje super lajm vjen edhe nga Cagliari: “Klubi zikalter eshte kontaktuar dhe i eshte bere me dje se…”

Inter, nje super lajm vjen edhe nga Cagliari: “Klubi zikalter eshte kontaktuar dhe i eshte bere me dje se…”
Inter Club Staff

Me sa duket nje super lajm ka ardhur edhe nga skuadra e Cagliarit ne oret e fundit per sa i perket merkatos.

Qendrimi ne Serie A nga ana e ishulloreve duket se ka bere qe edhe Interi te buzeqeshe sepse gjithcka ka te beje me Radja Nainggolan.

Ai aktualisht eshte ne huazim te skuadra sarde dhe ne bilanc, belgu ende peshon 6 milione euro per Interin.

Ne kete moment, per klubin e Giulinit, keto para jane shume per tu investuar per kartonin e lojtarit dhe mund te ofrohet ndonje lojtar ne kembim.

Nderkohe, ne kete moment, duke pare se Ninja ka nje kontrate deri ne fund te sezonit tjeter, pra edhe 13 muaj, eshte i pamundur te mendohet nje huazim tjeter.

Nga ana e lojtarit vete, deshira eshte qe te qendroje ende ne Sardenje ku mund te mbylle i qete karrieren e tij shume te diskutueshme.

Por ka edhe nje prapaskene: klubi zikalter diten e sotme ne mengjes flitet se eshte kontaktuar nga drejtuesit e Cagliarit per nje takim mbi Nainggolan.

“Ata kane deshire qe ta mbajne lojtarin dhe duan te ulen ne bisedime me Interin per te gjetur formulen dhe shumen e duhur per transferimin e tij.”

“Punet kane filluar dhe takimi do te ndodhe ne fundin e muajt. Kjo duket se eshte hera e duhur per shitjen e belgut nga Interi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.