Inter, nje tifoz i Milanit ka denoncuar dje Conten dhe Zanettin ne polici: “Ai ka ‘spiunuar’ duke perdorur…”
Ne diten e djeshme, Javier Zanetti, Antonio Conte dhe Paolo Bonolis kane festuar Skudeton e Interit te restoranti Botinero, qe eshte ne pronesine e zevendes presidentit te Interit.
Por duket se kjo darke eshte mbyllur me heret per shkak te nje… ‘spiunlliku’ te nje tifozi te Milanit ne momentet e fundit.
Nje klient, qe ka qene i pranishem diku aty afer, qe sipas asaj qe behet me dije ka qene nje tifoz i Milanit, ka perdorur aplikacionin YouPol, dhe ka raportuar ne Kuesture se te pranishmit ne restorant po thyenin oren policore.
Per restorantet ka nje limit sherbimi deri ne oren 23 per shkak te ligjit anti-Covid dhe kjo gje ka sjelle nderhyren e policise sipas asaj qe tregon sot La Repubblica.
“Kur ka ardhur policia, ne pedonalen e rruges San Marco ishin tete persona ne kembe ne pren 23:15. Te gjithe jane identifikuar.”
“Ne liste ka qene edhe Conte, Zanetti dhe Bonolis. Te tre ata kane shpjeguar se sapo ishin cuar dhe po shkonin ne shtepi.”
“Kesaj radhe ata e kane kaluar paq, sepse nuk jane gjobitur. Do te jete Kuestura tani qe do te vendose ti gjobise me 400 euro apo jo.”
“Por me sa duket ai tifoz qe ka raportuar ka qene me te vertete shume i merzitur dje… Me siguri nuk i ka pelqyer aspak Skudeto qe ka fituar Interi.”