Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

365 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, nuk permbahet edhe Lukaku: “Dua te them te verteten: ky sezon per mua ka qene…”

Inter, nuk permbahet edhe Lukaku: “Dua te them te verteten: ky sezon per mua ka qene…”
Inter Club Staff

Inter nga dita e djeshme eshte matematikisht Kampone e Italise dhe ky eshte nje gezim qe nuk mund te fshihet dot.

Kete gje e ka pranuar edhe vete nje nga protagonistet me te medhenj te Skudetos se 19 per Interin, Romelu Lukaku.

“Jam shume i lumtur per te gjithe interistat ne bote, per skuadren, per mistern, per stafin, per presidentin, per te gjithe.”

“Ka qene nje vit i bukur per ne. Jam me te vertete shume krenar qe une luaj ne nje skuader si Interi”, ka thene ai per Sky Sport.

A mund te na tregosh pak me shume per kete lidhje qe ke me Milanon dhe me njerezit ketu?

“Per mua eshte momenti qe te festoj me njerezit. I kam thene mikut tim qe gjeja me e mire qe mund te benim ishte te shikonim tifozet.”

“Per mua dhe shume shoke eshte titulli i pare ne karriere dhe keshtu eshte nje moment per tu ndare me ta.”

Eshte sezoni me i bukur i karrieres tende?

“Po, edhe viti i kaluar ka qene i mire. Por ky vit eshte nje gje e mrekullueshme, dua te them te verteten, ky sezon per mua ka qene me i miri ndonjehere.”

Nje pershendetje per tifozet e Interit?

“Jam me te vertete shume i lumtur. Dua ti falenderoj te gjithe nje e nga nje. Ka qene nje vit i mbare e i bukur per te gjithe ne.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.