Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

327 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, protesta te medha nga Inzaghi per arbitrin por jo per Giroud-Sanchez: “Ai shpertheu kur ne pjesen e pare…”

Inter, protesta te medha nga Inzaghi per arbitrin por jo per Giroud-Sanchez: “Ai shpertheu kur ne pjesen e pare…”
Inter Club Staff

Derbi i Milanos tashme eshte prapa shpines, por ne shtepine Inter nuk mund te mos mendohet per tre piket qe iken nga dora ne tre minuta te vetme.

Por sipas Corriere dello Sport, zikalter ne nje fare menyre kane drejtuar gishtin edhe drejt arbitrit i cili nuk ka qene i kthjellet ne disa momente.

Por nese mendoni se behet fjale vetem per episodin e 1-1 gaboheni, sepse Inzaghi per hir te vertetes ka shperthyer ne nje moment tjeter.

“Ne kete moment tek Interi ka mbizoteruar nje bezdi e madhe per menyren se si arbitri i ndeshjes ka mbajtur derbin e Milanos.”

“Por gjithcka shkon pertej kontaktit te Sanchez dhe Giroud, dhe Inzaghi ka vene gishtin mbi nje episod ne pjesen e pare.”

“Sipas tij, arbitri gabimin me te madh te ndeshjes e ka bere ne pjesen e pare kur Theo Hernandez godet qellimisht Barella me brryl.”

“Ne kete moment Inzaghi ka shperthyer duke kerkuar edhe kartonin e kuq sepse e ka pare te gjithe nga afer.”

“Ai ne ate moment nuk e ka kuptuar se si arbitri i ndeshjes nuk ka dhene asnje karton per mbrojtesin e Milanit. Gjithesesi, pertej ketyre pakenaqesive, Interi ka dashur te mbaje tonet e ulta dhe nuk ka dashur te kapet pas alibise se arbitrit. Zikalterit e kane pranuar humbjen ashtu si erdhi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.