Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

763 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Spalletti drejt largimit: ja kush eshte tranjeri favorit sipas kompanive te basteve

Inter, Spalletti drejt largimit: ja kush eshte tranjeri favorit sipas kompanive te basteve
Inter Club Staff

Jo vetem largime lojtaresh ne fund te sezonit te cilet do te konsiderohen jo ne lartesine e Interit por edhe nje tranjer i ri.

Ky eshte nje nga zerat me te forte qe qarkullon prane ambjentit zikalter dhe ne mediat sportive me te medha italiane.

Luciano Spalletti eshte me te vertete i rrezikuar qe te shkarkohet, sidomos pas eleminimit nga Europa League diten e djeshme.

Derby ndaj Milanit do te jete nje tregues i mire per te ardhmen e afert, por ndjesia e krijuar eshte se ne fund te sezonit rrugetimi i tranjerit italian me Interin do te ndahet.

Mund te jete nje shkarkim ose nje ndarje me konsesus ajo ndermjet teknikut toskan dhe zikalterve por largimi eshte nje gje shume e mundshme ne fund te sezonit.

Pikerisht ketu futen ne loje bookmakers-at te cilet kane zgjedhur tranjeret me me shume shanse per tu ulur ne pankinen e Interit.

I pari eshte Antonio Conte, ish tranjer i kombetares italiane por ai eshte ne gare edhe per tu bere tranjer i Juventusit. Ne kete rast qendrimi i Massimiliano Allegrit eshte i kuotuar me koeficentin 2,25, nje rikthim ne pankinen e Juventusit te tranjerit kampion bote me Francen Didier Deschamps kuotohet me 2,50 ndersa Conte ka koeficentin 6,00.

Per sa i perket tranjerit te ardhshem te Interit, duket se Conte eshte ai me i mundshmi per te drejtuar zikalterit. 

Kjo sepse kompanite e basteve e shikojne Conten tek Interi me nje koeficent 3,00. Si tranjer i PSG e kuotojne me koeficentin 4,50 dhe me pas eshte Roma, por ata kuotohen me koeficent 7,50.

Nje tjeter tranjer goxha i kuotuar per tu rikthyer tek Interi, eshte Jose Mourinho, nje tranjer qe konsiderohet si legjende e Interit nga tifozet zikalter.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.