Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

20 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, pse Brozovic eshte ne merkato? Ja arsyeja: “Conte nuk e ka falur kurre dhe nuk e ka justifikuar per…”

Inter, pse Brozovic eshte ne merkato? Ja arsyeja: “Conte nuk e ka falur kurre dhe nuk e ka justifikuar per…”
Inter Club Staff

Marcelo Brozovic me sa duket mund ti thote shume shpejt mire u pafshim Interit ne kete merkato.

Ashtu si ju kemi treguar, Bayern Munich po e kerkon me ngulm dhe shume shpejt do te beje nje oferte per te.

Nderkohe, Interi perpara nje oferte qe do e konsideroje te vlefshme, mund ta shese mesfushorin kroat.

Me shume se sa per ceshtje tekniku-taktike, kjo gje do te ndodhe per aspekte te tjera ku Brozovic ka zhgenjyer. Por cfare e ka shtyre Conten drejt ketij vendimi drastik?

“Ne fakt, nuk eshte nje gje e fshehte se Conte nuk e ka justifikuar kurre sjelljen e lojtarit jashte fushe.”

“Ai nuk i toleron keto sjellje dhe nuk e ka bere kurre kete gje ne karrieren e tij. Conte i urren lojtaret qe bejne te flitet per ta jashte fushes se lojes. Per kete arsye ra dakort me heqjen nga skuadra nje vere me pare te Icardi, Perisic dhe Nainggolan.”

“Brozovic ka qene nje titullar i palevizshem kur ka qene gati, por tashme do te vuaje disa sjellje jashte fushe qe ka bere gjate sezonit.”

“Historine me heqjen e patentes se ishte i pire apo problemet qe hapi ne spital kur shoqeroi nje shok e ku nderhyri policia, jane gjera qe Conte i kujton mire dhe nuk ja ka falur, sidomos sepse erdhen ne nje moment delikat per Interin.”

“Conte keshtu eshte shume afer qe te beje te njejten gje me te si me Icardin nje vit me pare, ku ju tregua dera e largimti pa u menduar dy here edhe pse problemet ishin te ndryshme, por ne thelb, nuk ka rendesi per Conten: ai thjesht i urren lojtaret problematik.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.