Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

478 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, refuzohet nje oferte e rendesishme nga Vecino? “Ja detajet: Interi ju ofrua kartoni i lojtarit…”

Inter, refuzohet nje oferte e rendesishme nga Vecino? “Ja detajet: Interi ju ofrua kartoni i lojtarit…”
Inter Club Staff

Po afrohet me hapa te medhenj rikthimi ne fushe i Matias Vecino, pas shume muajsh larg fushave per shkak te operacionit.

Ai duket se tashme eshte mire, dhe se operacioni ne gju ka dhene frutet e pritura: mesfushori eshte rikthyer te stervitet dhe kete jave pritet te bashkohet edhe me grupin.

Vecino keshtu rikthehet ne urdhrat e Contes pas me shume se 6 muajsh dhe eshte gati te kandidohet per nje bluze titullari brenda 2-3 javeve te para.

Rekuperimi i tij do te mbuloje keshtu largimin e Radja Nainggolan, qe eshte shitur zyrtarisht te Cagliari ne huazim deri ne fund te sezonit.

Kjo pritet te jete nje mundesi e madhe per Vecino, por edhe per merkaton, duke pare se Interi mund te deshiroje ta shese ne fund te sezonit.

Skuadrat e interesuara per te nuk mungojne aspak, dhe sipas Calciomercato.com, vetem pak dite me pare lojtari ka refuzuar oferten e nje skuadre.

“Torino e ka kerkuar me ngulm dhe ka bere edhe nje oferte per te, por ai i ka bere me dije Interit, Torinos dhe agjentit te tij se ai nuk eshte i interesuar per kete kalim.”

“Per momentin, Vecino do te qendroje tek Interi dhe shikon me shume shprese 2021 ku ai mbi te gjitah shpreson se Conte do te besoje me shume tek ai.”

“Mendohet se oferta e Torinos ka qene shume e rendesishme, duke pare se ne kembim te Vecinos ishte ofruar kartoni i Izzo, nje lojtar qe Contes i pelqen shume.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.