Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

468 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Inter, rrezik i larte skualifikimesh per ndeshjen me Juventusin? Me shume nga te gjithe rrezikon…”

Inter Club Staff

Inter bie ne Olimpico kunder Lazios dhe humbet edhe mendjen ne fund te ndeshjes me nje sherr qe pritet te kete disa skualifikime.

Te pakten kete gje thote sot Tuttosport e cila frikeson keshtu te gjithe ambientin zikalter per mungesa te mundshme ndaj Juventusit.

“Helmi eshte i gjithi ne gjak ende. Sherri ka filluar ne fushe dhe ka vazhduar me pas edhe ne dhomat e zhveshjes.”

“Gjithcka e ka pasur zanafillen te injorimi qe lojtaret e Lazios i kane bere Dimarcos ne momentin e golit te 2-1 dhe qe aty gjithcka ka qene shume e ndezur.”

“Lojtari i Interit nuk kishte marre asnje goditje ne koke, gje qe do te sillte ndalimin e lojes menjehere, por Felipe Anderson e kishte pare ate perpara syve dhe kishte vendosur ta driblonte te shtrire duke i ecur vetem disa metra larg e duke nisur aksionin sikur asgje te mos kishte ndodhur.”

“Nje skene qe lojtaret e Interit nuk e kane pranuar dot sepse sipas tyre, Lazio duhet ta kishte ndalur lojen me lojtarin ne toke.”

“Por pas kesaj, ne fund te ndeshjes Luiz Felipe ka marre nje karton te kuq sepse tentoi te festonte mbi shpinen e Correas fitoren.”

“Kjo ka ndezur me shume gjakrat dhe ne dhomat e zhveshjes kane vazhduar ofendimet ndermjet paleve. Ne kete moment rrezikojne ndaj Juventusit jo pak lojtare, e nuk dihet nese do te perdoret prova tv. Nese kjo do te ndodhe, Dumfries, Lautaro dhe Correa mund te rrezikojne te pakten nje ndeshje pezullim per ato qe ndodhen ne fushe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.