Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

722 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, pas Nainggolan largohet edhe Vecino? “Nese po, gati nje surprize ne mesfushe nga Marotta: emri nuk…”

Inter, pas Nainggolan largohet edhe Vecino? “Nese po, gati nje surprize ne mesfushe nga Marotta: emri nuk…”
Inter Club Staff

Skuadra e Interit eshte vendosur pak a shume, por ne ditet e fundi te merkatos mund te rezervohet ndonje surprize dhe ndonje e re per Conten.

Mbi te gjitha ne mesfushe, me Nainggolan qe eshte shume afer rikthimit perseri tek skuadra e Cagliarit.

Ninja duhet te kaloje tek kuq e blute per nje shifer rreth 12-13 milione euro plus tek Interi do te kalojne me shume mundesi dy lojtare te rinj te sardeve.

Palet do te takohen sot nderkohe per te kerkuar qe te gjendet kuadro perfundimtare e marreveshjes.

“Gjithcka ne stand-by ne fakt per sa i perket Vecinos, ne kuptimin se hipoteza e transferimit te Napoli (Interi kerkoi nje huazim me detyrim blerje ne baze te paraqitjeve) ka humbur terren dhe nuk ka pasur zhvillime.”

“Pista nuk konsiderohet e vdekur, por qartesisht varet totalisht nga skuadra e Napolit.”

Ne cdo menyre, ne rast se Nainggolan dhe Vecino do te largohen nga Pinetina, atehere me siguri do te kete nje lojtar te ri ne mesfushen e Interit dhe emri per momentin mbahet surprize nga Marotta.

Eshte e qarte se kjo blerje nuk mund te jete Kante, sepse me pas do duhet te shitet njeri ndermjet Brozovic dhe Eriksen, por ne skuader do te vije nje element qe do te kompletoje repartin.

Karakteristikat qe kerkohen jane mbrojtese dhe nje lojtar fizikisht i strukturuar. Per sa i perket te tjerave, ideja fillestare eshte qe te vendoset rregull ne nje repart ku vjet ka pasur shume probleme.

Ne cdo rast nderkohe, nuk ndryshon situata e Joao Mario, qe eshte totalisht jashte projekti dhe per te vazhdojne skuadrat e interesuara, por pa asgje konkrete per momentin.

Shpresa e madhe e Interit eshte qe dicka te konkretizohet pak perpara perfundimit te merkatos”, shpjegon Corriere dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.