Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

517 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, shperthejne tifozet e Juventusit ne rrjete sociale: “Ofendohet rende Vidal pasi kishte bere…”

Inter, shperthejne tifozet e Juventusit ne rrjete sociale: “Ofendohet rende Vidal pasi kishte bere…”
Inter Club Staff

Per hir te vertetes, Arturo Vidal ka qene nje nga lojtaret me te paragjykuar ne Milano per transferimin e tij tek Interi ne vitet e fundit.

Nuk mbahet mend hera e fundit kur nje numer i larte i tifozerise zikalter te kundershtoje blerjen e nje lojtari.

Kjo ka ndodhur me Arturo Vidal, edhe pse duhet theksuar se jo te gjithe, por nje pjese e rendesishme kane qene kunder.

Gjithesesi ai ka qene shume i qarte gjithmone ne ato qe ka thene: “Une jap edhe shpirtin per ngjyrat qe perfaqesoj, e kaluara nuk ka rendesi kur zbres ne fushe per Interin”, pati deklaruar ai pak kohe me pare.

Por ne ndeshjen ndaj Juves nderkohe beri shume te diskutohet ajo ‘puthje’ per Chiellinin qe u be pa dashje prane stemes se Juventusit.

Te shumta ishin komentet negative nga tifozet zikalter ne ato momente dhe ekzaltimi i tifozeve te Juventusit, por kjo e fundit nuk zgjati shume, sepse vetme pak minuta me pas ishte pikerisht Vidal ai qe e futi ne rrjete topin ndaj ish-skuadres se tij.

Qe ne ate moment filloi krisja e pare me ish-tifozet e tij, por duket se ajo qe ka ndodhur dje ka lenduar shume tifozet e Juventusit te cilet kane shperthyer ne ofendime ne rrjetet sociale sot duke e percaktuar ate si “tradhetar”, “mercenar”, “i ndyre”, e epitete si kjo.

Pse? Gjithcka vetem nje nje like. Po po, vetem per nje like te Arturo Vidal per nje koment ku nje nga tifozet e Interit kishte shkruar “#JuveMerda” ne fund.

Me sa duket po jetojme ne nje kohe kur nje like vret me shume se sa nje gol…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.