Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

267 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, shperthen Biasin: “Te gjithe atyre qe thone se Lukaku ka nje problem, i them vetem se…”

Inter, shperthen Biasin: “Te gjithe atyre qe thone se Lukaku ka nje problem, i them vetem se…”
Inter Club Staff

Me sa duket per te filluar kritikat ndaj Romelu Lukaku mjafton qe ai te mos shenoje nje ndeshje te vetme.

Gjithcka nga mediat kthehet ne zero nese nje nga lojtaret me te rendesishem te Interit nuk arrin te gjeje dot rrugen e golit.

Duket se jane harruar menjehere ato qe ai ka bere kete sezon, sapo ka mbaruar ndeshja ndaj Juventusit ne Kupen e Italise ku Romelu nuk ka arritur te shenoje dot.

Kritikat kane shperthyer nga te gjitha anet dhe per kete arsye, Fabrizio Biasin, nuk eshte permbajtur dhe ka shperthyer kunder tyre.

Sipas tij, kur vjen puna te Lukaku, askush nuk tregohet i drejte ne kritikat qe ben dhe gjithmone komentet jane tendencioze.

“Dua ti them dicka te gjitheve: e kam me ata qe provojne te bejne njerezit te besojne se Lukaku mund te jete nje problem.”

“Une i pergjigjem atyre se ai eshte nje problem i madh prej 20 golash deri ne shkurt. Ah sa problem i madh, apo jo?”

“Keto me duket si gjera boshe sa per te dhene ndonje mendim, por jane mendime pa baza. Lukaku deri me tani ka qene nje nga me te rendesishmit per Interin. Ndodh qe edhe ai te mos kete nje rendiment te njejte ne cdo ndeshje.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.