Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

596 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, shperthen Inzaghi ne konference: “Vetem me nje penallti si ajo mund te shenonte Juventusi. Ata jane…”

Inter, shperthen Inzaghi ne konference: “Vetem me nje penallti si ajo mund te shenonte Juventusi. Ata jane…”
Inter Club Staff

Me te vertete nje gje e shemtuar ka ndodhur diten e sotme ne Meazza ku Interit i eshte hequr nga duart nje fitore e merituar.

Simone Inzaghi eshte treguar shume i ashper per mikrofonat e DAZN pas ndeshjes me Juventusin dhe ka treguar te gjithe hidherimin e tyre.

Ja fjalet e tranjerit te Interit pas asaj qe ndodhi ne Meazza.

PENALLTIA KUNDER – “Penalltia e dhene? Ishte e vetmja menyre qe mund te pesonim gol sot, me nje penallti si ajo mund te shenonte Juventusi vetem.”

“Nuk me pelqen te hedhim ne kosh dy pike keshtu. Arbitri eshte aty dy metra larg, thote qe eshte cdo gje e rregullt dhe me pas shkon ne VAR.”

“Juventusi na dominoi? Ata jane nje skuader e forte, por kam ndjesine e kundert. Nuk kemi rrezikuar kurre sot te pesonim.”

“Duhet te ishim me te kujdesshem, por arbitri ka nxjere nga hici nje penallti. Gjesti im nuk ishte i bukur dhe me vjen keq.”

NUK I LAME ASNJE HAPSIRE – “Sipas meje ne kemi bere shume mire. Mbase ne pjesen e dyte Juventusi beri dicka me shume, por ne praktikisht nuk kemi lene asgje rastesise.”

“Jemi treguar te zotet shume dhe skuadra eshte sjelle shume mire. Vetem rezultati eshte gjeja e keq sot. Na penalizon shume.”

PERISIC – “Ne fund te pjeses se pare mori shume masazh sepse kishte nje problem ne kembe. Kishte marre edhe nje te verdhe dhe prandaj e zevendesova.”

CMENDURIA PAS PENALLTISE – “Mund te jemi me te kujdesshem, por eshte normale qe tranjeri do te shpertheje per nje penallti ne minuten e 89.”

“Inati im? Me siguri gjithcka e ka marre vesh arbitri nga anesoret. E pranoj kartonin e kuq, kam gabuar une por edhe arbitri.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.