Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

477 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky – Inter, Dalbert nje hap larg shitjes: ja detajet

Sky – Inter, Dalbert nje hap larg shitjes: ja detajet
Inter Club Staff

Eshte shume afer shitja e radhes ne shtepine zikalter ne keto momente sipas lajmeve te fundit te Sky Sport Italia. 

Oret e ardhshme mund te jene oret me decizive per sa i perket te ardhmes se Dalbert Henrique qe duket se eshte ne perfundim te aventures se tij tek Interi.

Braziliani ka kerkuar qe ne fillim qe te respektohet deshira e tij per tu rikthyer ne France, ne Ligue 1 tek skuadra e Nice me te cilen eshte bere edhe i famshem, por kjo piste ne ditet e fundit ka deshtuar totalisht.

Ai eshte shume afer Fiorentines sipas lajmeve te fundit dhe mund te shkembehet me nje nga lojtaret e skuadres Viole.

Behet fjale per Cristiano Biraghi, lojtar qe ka dale nga akademia e Interit vite me pare dhe keshtu mund te rikthehet ne shtepi.

I gjithe operacioni do te jete nje shkembim ndermjet brazilianit Dalbert dhe italianit Biraghi. Interi dhe Fiorentina po shkojne drejt kesaj ne keto ore.

Ka qene pikerisht Dalbert ai qe ka zhbllokuar kete operacion sepse dite me pare ai nuk e pranonte destinacionin Firenze por me ne fund ai ka nderruar mendje.

Keshtu, braziliani do te luaje perseri ne Serie A me bluzen e Fiorentines dhe Conte do te kete anesorin e kerkuar nga ai i cili mund te futet edhe pa problem ne listen UEFA te Interit.

Shifrat e operacionit nuk behen me dije sipas Gianluca Di Marzios, por ai mund te jete nje shkembim i barabarte. Me pak fjale, kartoni i Biraghit do te vleje po aq shume sa ai i Dalbert.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.