Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

349 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Simone Inzaghi flet perpara derbit: “Ja cfare i kam dhene djemve sot per Milanin. Nuk ka aspak rendesi…”

Inter, Simone Inzaghi flet perpara derbit: “Ja cfare i kam dhene djemve sot per Milanin. Nuk ka aspak rendesi…”
Inter Club Staff

Pasi eshte kaluar pengesa moldave ne Champions League, per Interin eshte koha te fokusohet totalisht te derbi i Milanos qe do te luhet neser.

Pikerisht perpara kesaj ndeshje, perpara gazetareve ka dale tekniku i Interit ne konference per shtyp ku ka folur per cdo teme.

Derbi do te jete ndeshja e fundit e nje cikli me shtate ndeshje perpara ndaleses se kombetareve. Cfare ndeshje pret ti?

“Me patjeter nje ndeshje me intensitet te larte. E dime te gjithe cfare do te thote te luash nje derbi te Milanos.”

“Rendesia qe ka kjo ndeshje per klubin dhe tifozet. Duam ta mbyllim sa me mire dhe duam te bejme nje ndeshje shume te rendesishme.”

A ka ndonje metode Inzaghi per tu afruar me keto ndeshje?

“Une kam pasur fatin te luaj shume derbi dhe me pas te jem tranjer ne shume derbi. Jane dy ndeshje qe vlejne nje kampionat. Flasin vete.”

“Varet cfare ndodh. Tani vjen direkt pas Champions, kemi pasur pak dite te pergatitemi. Por eshte shume i rendesishem per neve.

“Po bejme gjera te mira. Ne vend te dyte ne Champions dhe 24 pike ne 11 ndeshje ne Serie A. Ne Gjermani ose ne Spanje do te ishim vetem 1-2 pike nga kreu. Por komplimente Milanit dhe Naplit qe kane bere nje nisje teper te madhe. Ne duhet te bejme nje ndeshje shume te mire.”

Diuhet te kete nje kapercim kualiteti ne ndeshje te tilla?

“Sipas meje ne takimet direkte kemi bere shume mire. E dime te gjithe si shkoi me Juventusin, me Atalanten kemi gabuar nje penallti dhe me Lazion per 75 minuta kemi luajtur shume mire.”

“Pastaj neser kemi nje shans shume te madh. E kemi nisur keq kete cikel me nje humbje ne Rome dhe me pas kemi bere pese fitore dhe nje barazim. Duhet me patjeter nje rezultat i mire.”

Ekziston ndjesia se pas Romes ka ndodhur nje ndryshim nga ana mentale…

“Ne ndeshjet e fundit nuk kemi pasur asnje problem sepse nuk kemi luajtur kunder natyres sone.”

“Ne kemi krijuar shume dhe kemi shenuar shume. Natyrisht qe kemi punuar me mire ne mbrojtje, por kjo duhet te ndodhe gjithmone. Qe nga ndshja me Juventusin ne kemi pesuar shume pak edhe ne numer aksionesh.”

A e shikon nje diference ndermjet ketij derbi dhe atyre te tjereve qe ke luajtur? Sa e rendesishme eshte karriera jote per nje ndeshje te tille?

“Patjeter, eshte i pari per mua ne Milano. Ka shume deshire te madhe. Menyra e perjetimit eshte ndryshe sepse sapo jemi rikthyer te enjten nga nje transferte e gjate.”

“Dje ishim gjithe diten ketu, sot kemi arritur heret. Tifozet presin dicka me shume nga kjo ndeshje. Ka entuziazem te madh.”

“Kemi tifoze te medhenj qe na ndjekin gjithmone ne mase dhe qe kane ardhur deri ne Moldavi madje per te na ndjekur. Edhe neser do te na ndihmojne kur do te duhet e vuajme te gjithe bashke per nje rezultat pozitiv.”

Mund te jete ndeshja e Calhanoglu?

“Mungojne ende stervitja e sotme dhe mengjesi i neserm. Ne mesfushe kam disa mundesi te mira dhe pergjgije super.”

“Sipas meje Calhanoglu ka bere nje ndeshje shume te madhe ndaj Udineses, Vidal ka qene thelbesor ne Champions, Gagliardini ka qene super me Empolin dhe me Lazion.”

“Do te doja te kisha futur me shume Vecinon por ai ka pasur nje problem te vogel. Ne stervitje une jam ne veshtiresi, dua ti fus te gjithe.”

“Kam fatin qe te stervis nje skuader te madhe. Kam nje numer te larte te lojtareve te medhenj. Por me pelqen. Per formacionin kam dicka ne mendje por me duhet konfirmimi nga stervitja.”

Distanca ne klasifikim mund te kushtezoje ndeshjen ne fushe?

“Klasifikimi duhet pare me kujdes por ne nje derbi klasifikimi zerohet. Ka rendesi sa vrapon, sa i bindur je, si i ben dy fazat, si e pret kundershtarin.”

“Kjo vlen edhe per ndeshjen me Milanin por edhe per ndeshjen me Napolin me vone.”

Sulmi me i mire sfidon mbrojtjen e dyte me e mire. Cfare ke frike me shume nga ky Milan?

“Eshte nje skuader qe shenon shume dhe peson pak. Duhet te bejme kujdes maksimal. E dime shume mire qe jemi ne nje moment te mire edhe neve, jemi sulmi me i mire. Mund te bejme nje sfide te madhe.”

Eshte e rendesishme per dhomen e zhveshjes qe te behet edhe rinovimi i Brozovic?

“Si tranjer gezohem kur shoh lojtaret qe rinovojne. Kam fatin qe jam nje klub dhe drejtues qe me bejne te ndihem plotesisht i mbeshtetur.”

“E dinim qe ne kete vere duhet te benim shitje te rendesishme. Kane ndodhur por gjithcka eshte rregulluar shpejt.”

“Kemi bere blerje te rendesishme per te treguar edhe njehere se ka nje projekt te madh. Interi ecen perpara, eshte embicioze.”

“Rinovimet e Lautaro dhe Barella jane shume te rendesishme dhe te tjere lojtare do te diskutojne situaten e tyre me klubin. Une perqendrohem ne fushe. Per te tjeret e di qe drejtusit do te bejne maksimumin dhe se i kam pas vetes.”

A te shqeteson fakti se lojtaret me te mire te Interit permenden per nje kalim te Tottenham i Contes?

“Nuk e kam menduar asnjehere ne fakt. Jam shume i perqendruar te ndeshjet. Eshte jo normale te mendosh per keto gjera ne janar. Rendesi ka qe neser te bejme nje derbi te madh per te kenaqur tifozet.”

Per eksperencen tuaj, nese Interi humbet neser a duhet ti thote mire u pafshim endrres Scudetto apo do te kete ende mundesi?

“Kane kaluar vetem 11 ndeshje. Duhet te mendohet ndeshje pas ndeshje. Eshte normale qe te kemi nje vonese prej shtate pikesh qe duam ta rregullojme qe neser.”

“Pastaj ne e dime shume mire se pas ndeshjes se neserme do te kete edhe 27 ndeshje te tjera. Nuk jemi pa eksperience. Por neser eshte shume e rendesishme per klasifikimin dhe per kushtet e grupit. Kjo duhet thene. Ne po permiresohemi ndeshje pas ndeshjes.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.