Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

429 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare lajmi: ndryshon gjithcka per Lautaron? Marotta ka gati oferten e re: ja shifrat dhe detajet!

Inter, cfare lajmi: ndryshon gjithcka per Lautaron? Marotta ka gati oferten e re: ja shifrat dhe detajet!
Inter Club Staff

“Cui prodest? Te vjen te besh kete pyetje me te vertete, sidomos kur ne mes eshte nje lojtar si Lautaro.”

“Ose mbase eshte me mire te mendosh edhe per te kaluaren e te besh nje pyetje tjeter: a ja vlen vertete?”

“Por le ta nisim nga fundi, ne kete histori: Barcelona i ka bere me dije Interit qe ne situaten aktuale eshte e pamundur qe ajo te arrije kushtet e nevojshme per te mbyllur kete marreveshje.”

Keshtu hapet artikulli i La Gazzetta dello Sport per sa i perket Lautaro Martinez me lojtarin argjentinas qe eshte shume afer qendrimit ne Milano.

Inter nder te tjera ka ndermend edhe nje plan tjeter per te larguar akoma me shume Barcelonen.

Ne fund te sezonit, por edhe pas Europa League, zikalterit me ne krye Marotten do i propozojne nje oferte te re rinovimi lojtarit qe do te merrte keshtu 5,5 milione euro ne sezon.

SHUME PAK KOHE – “Koha ka shume pak. Kjo sepse edhe Interi vete nuk deshiron ta zgjase kete histori ne pafundesi.”

“Kjo sepse nese ai do te largohet, duhet gjendur nje zevendesues ne lartesine e Lautaros.”

“Por sot per sot, ne diference me cfare ka ndodhur jave me pare, Interi po mendon per ndertimin e skuadres sikur argjentinasi nuk do te largohet e ky eshte nje tregues jo i vogel.”

Kete shpjegon e perditshmja italiane e cila nenvizon te dyja anet e medaljes: qendrimi i Lautaros i jep mundesi Contes dhe klubit te mos kerkojne nje sulmues me patjeter por nga ana tjeter, mos shitja e Lautaros eshte dicka qe duhet mbushur me nje shitje tjeter.

“Si? Dy jane rruget: duke pare planet e perforcimit ne disa reparte te tjera. Ose, duke parashikuar shitje TOP te tjera si Skriniar dhe Brozovic”, nenvizon e perditshmja italiane La Gazzetta dello Sport.

BARCELONA DHE CITY – Per me pak se tre jave do te merret vesh perfundimisht fati i Lautaro Martinez.

Barcelona mund te rikthehet ne gare por eshte ne mes edhe hipoteza Manchester City, edhe pse ky i fundit eshte nje skenar me i veshtire per tu realizuar.

Kjo per vete faktin se Lautaro nuk ka deshire te largohet nga Interi, ai thjesht ka deshire te luaje me Messin, prandaj e kerkon transferimin ne Barcelone.

Lautaro gjithesesi ne fushen e lojes po e vuan merkaton dhe nuk eshte aspak ne forme sidomos nga ana psikologjike.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.