Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

459 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

INTER, SOT DITA E MADHE: “Zhang organizon mbledhje te jashtezakonshme: ja cfare pritet te ndodhe.”

INTER, SOT DITA E MADHE: “Zhang organizon mbledhje te jashtezakonshme: ja cfare pritet te ndodhe.”
Inter Club Staff

Sot do te jete me te vertete nje dite e madhe per Interin. Si fillim eshte dita kur do te prezantohet logo e re, ajo me shkronjat “I” dhe “M”, pa “F” dhe “C”, qe ishin per Football Club.

Do te jete vetem “Inter Milano”, per te bere brandin e zikalterve me te dukshem dhe mbi te gjitha, me te prekshem per te rinjte.

Interi do te futet ne eren moderne, dhe le pas shpine nje pjese te rendesishme te se kaluares se saj per te projektuar nje te ardhme me fituese.

Por eshte shume domethenese qe kjo gje vjen pikerisht ne te njejten dite kur Interi do te paguaje te gjitha detyrimet ndaj paleve te treta dhe qe japin edhe driten jeshime nga UEFA.

“Re ka akoma, por shume pak dhe aspak te karikuara me shi: nuk eshte nje rastesi qe Interi do te paguaje brenda dites se sotme te gjitha pagesat e prapambetura bashke me rrogat.”

“Ne keto para bejne pjese edhe 13 milione eurot e Hakimit per Real Madrid”, nenvizon La Gazzetta dello Sport.

Nderkohe, ajo ben me dije se Steven Zhang ka mbledhur me urgjence nje mbledhje te jashtezakonshme te Bordit Drejtues te Interit.

Ky Bord diten e sotme do te aprovoje edhe bilancin e ardhshem. Ne kete pike, do te thuhet edhe njehere me ze te larte qe Suning ne drejtim te Interit do te jete i pandalshem dhe se ai nuk ka munguar kurre.

Fushata “I M” eshte dashur me force nga Steven Zhang, sepse eshte nje spot nderkombetarizimi ne vitin e madh te Interit ku mund te ndodhe edhe nje revolucion i vertete.

Sot do te tregohet edhe nevoja qe ka Interi: “Me shume ne detaje, do te flasin disa legjenda te Interit, te cilet do te shfaqen bashke me logon e re.”

“Imazhet qe jane shkrepur ne disa nga vendet historike dhe simbolike te Milanos por edhe neper fushat e blerta te futbollit do te prezantohen nga klubi here pas here sot.”

“Kjo per te treguar nje romance kolektive, per te perfunduar te nje liber me kopje te numeruara qe nuk do mund te prorsitet dot nga te gjithe.”

“Nderkohe, nder fytyrat e “I M” do te kete tifoze te njohur, aktore, lojtare dhe te rinj, e mbi te gjitha legjenda historike qe mbrojne ende ngjyrat zikalter.”

“Duke filluar qe nga zevendespresidenti Zanetti, e deri tek Materazzi, Chivu, Maicon, Bergomi, Berti, Ferri dhe Beppe Baresi.”

“Por do te jene edhe ushtaret aktual si Conte, Lukaku, Hakimi, Barella, Lautaro dhe Yoyng.”

“Nderkohe, nder foto do te jete edhe fytyra e njeriut me te pritur, Zhang junior, qe ne momentin me delikat ka vendosur te vere fytyren e tij ne mes.”

“Ne pritje te rikthimit ne Itali pas 15 ditesh per vrapimin final, ai do te jete afer klubit qe tani. Eshte vetem nje imazh, por me nje karikim te larte simbolik.”

“Logo e re do te shihet ne te njejten kohe me rrjetet sociale edhe ne gratacelen ku eshte selia e Interit ne Viale della Liberazione, por edhe ne disa produkte te reja zyrtare.”

“Per sa i perket fanelles se lojes, do duhet te pritet sezoni i ardhshem per ta pare stemen e re te qendisur.”

“Nderkohe, do mund te admirohet dhe blihet nje fanelle stervitje qe do te dale ne shitje nga dita e sotme.”

“Eshte me te vertete nje dite e madhe per Interin”, e mbyll shkrimin e saj La Gazzetta dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.