Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 9, 2022

Scroll to top

Top

298 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

INTER, SOT HIDHET SHORTI I KALENDARIT TE SERIE A: ja ora dhe detajet! “Inter-Milan nuk mund te luhet dot ne javen e pare.”

INTER, SOT HIDHET SHORTI I KALENDARIT TE SERIE A: ja ora dhe detajet! “Inter-Milan nuk mund te luhet dot ne javen e pare.”
Inter Club Staff

Ja tek erdhem: sot per here te pare nis rrugetimin e saj Serie A 2020/2021. 

Kjo sepse sot eshte dita e shortit te kalendarit (duke nisur nga ora 12:00), me nje ceremoni qe per shkak te pandemise, mund te ndiqet vetem ne kanalet dixhitale zyrtare te Liges Serie A.

Me kriteret e vendosura tashme, jane hequr shume rregulla dhe qe ne javen e pare jane te mundura ndeshje ndermjet skuadrave te medha.

Por rregulli per derbit ka mbetur i njejte: nuk mund te luhet dot nje derbi ne javen e pare te Serie A, dicka qe ka qene ne fuqi edhe sezonin e kaluar.

Keshtu, Interi dhe Milani nuk do mund te luajne dot bashke qe ne nisje. Eshte e pamundur qe dicka e tille te ndodhe.

Por me pas, La Gazzetta dello Sport shpjegon me vone se Interi dhe Atalanta nuk do e nisin fizikisht kampionatin e tyre bashke me te tjerat.

Dy skuadrat qe kane luajtur me vone ne Europe do e nisin qe nga turi i dyte kampionatin, sepse kerkesa e tyre per tu shtyre ndeshja e tyre e pare eshte pranuar me sukses.

Te njejten gje po tenton edhe Spezia, qe ndeshjen e fundit per tu futur ne Serie A e ka luajtur ne daten 20 gusht, vetem nje dite perpara finales se Interit ne Europa League.

Nderkohe Atalanta, e ka mbyllur 12 dite perpara Interit rrugetimin e saj, dhe perseri e ka marre nje ndeshje pushim. Prandaj edhe Spezia pritet te perfitoje nga kjo gje.

Kjo skuader do te luaje ne shtepine e Cesenas deri te pakten ne muajin tetor.

Turnet ne mesin e javes do te jene 6 (i pari do te luhet ne daten 16 dhjetor). Tre fundjava nderkohe nuk do te kete futboll per shkak te kombetareve (11 tetor, 15 nentor dhe 28 mars), ndersa pauza e dimrit do te jete nga data 24 dhjetor deri ne daten 2 janar.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.