Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

651 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, takim koke me koke ndermjet Contes dhe skuadres: “Ja cfare ka ndodhur. Ai i ka kerkuar lojtareve…”

Inter, takim koke me koke ndermjet Contes dhe skuadres: “Ja cfare ka ndodhur. Ai i ka kerkuar lojtareve…”
Inter Club Staff

Inter ka rinisur gjithcka me nje tentative te njejte: ate qe te rrezoje dominimin e gjate te Juventusit ne Serie A.

“Nuk do te rifillohet asgje nga zero, sepse mbi shpine eshte eksperienca e vitit te kaluar, eshte nje grup qe ka mbetur shume i bashkuar edhe kur tekniku u duk se futi skuadren ne nje stuhi.

“Natyrisht qe ka shume per te rregulluar, por fakti qe te gjithe njihen me njeri-tjetrin, eshte nje avantazh shume i madh.

“Largimet kane qene pak, pothuajse te pandjeshme: Berni, Borja Valero, Moses dhe Biraghi, dhe kolektivi ka mbetur pothuajse i njejte”, shkruan La Gazzetta dello Sport.

Dje ka menduar Antonio Conte qe ti jape nje shkundje skuadres dhe ti kujtoje se sapo ka filluar nje sezon i ri.

“Nuk ka qene nje fjalim i gjate, por nje shtyrje e rendesishme per nje fillim te ri”, vazhdon e perditshmja italiane.

“Conte ka perseritur qe deshiron te shohe nga lojtaret e tij te njejtin shpirt bashkepunimi si ne sezonin e shkuar.”

“Tekniku eshte i bindur qe skuadra ja ka dale mban deri ne fund ne 2019-2020 e cmendur dhe se ka marre nga ai sezon me pak nga sa ka merituar.”

“Ideja eshte qe te niset ne te njejten menyre si vjet edhe ky sezon, por te perfundoje ne fund me gezime.”

Nje nga fytyrat e reja e ka emrin Achraf Hakimi: “Prej me shume se nje jave vrapon ne Appiano Gentile dhe ka nje deshire shume te madhe per te luajtur ne fushen e lojes.”

“Conte ka pasur mundesi ta takoje ate edhe perpara se klubi ta zyrtarizonte me nje video mjaft te bukur diten e djeshme.”

“Ai dje ka deklaruar se eshte shume i lumtur qe ka zgjedhur Interin, sidomos edhe per skemen qe Conte perdor.”

“Me pas, ka qene edhe Aleksandar Kolarov, qe vetem dy dite me pare eshte veshur zikalter dhe ka ardhur nga Roma.”

“Me pak fjale, dje ka qene dita e pare e gjithe skuadres bashke dhe kane ndodhur prezantimet e para.”

“Lukaku me shoke qe kane qene neper kombetare, dje kane shkelur barin e Appianos pas disa javesh pushim.”

“Shume me pak nga sa do benin pushim pas nje sezoni normal, por koherat qe po jetojme, nuk jane aspak normale…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.