“Inter, prishen totalisht planet e merkatos? Fajtori ka vetem nje emer…”
Hapi prapa qe ka bere dje ne menyre surprize Bayern Munich per Ivan Perisic ka prishur jo pak planet e Interit.
Ashtu si nenvizon sot Tuttosport, distanca nuk dukej shume e madhe duke qene se Bayern ofronte 12 milione dhe Interi kerkonte 15 milione euro.
Por me sa duket, gjermanet kane pasur edhe nje problem page me lojtarin i cili kerkonte po aq sa merr aktualisht tek Interi.
Keshtu, bavarezet kane vendosur qe te heqin dore nga kroati njehere e mire dhe ai eshte rikthyer menjehere ne Milano bashke me dy te tjere: Coutinho dhe Odriozola (ne Barcelone dhe Madrid respektivisht).
🚨- KOHA ËSHTË TANI! 👇
Vetem 5 ditë nga mbyllja e anëtarësimeve! ⏰
Eja dhe bëhu një anëtar zyrtar i Interit në Shqipëri: të qënit pjesë e familjes zikaltër është një gjest dashurie ndaj klubit të zemres! 🖤💙
Për çdo pyetje mund të na shkruani në WhatsApp: +355695651111! 📱 pic.twitter.com/WHyixZzliY
— Inter Club Albania (@InterClubAlb) September 10, 2020
“Tani Antonio Conte do te vendose bashke me drejtuesit se cfare do te beje, sepse e ardhmja e kroatit eshte e pasigurt.”
“Diten e djeshme nderkohe Perisic ka qene ne Appiano dhe eshte stervitur rregullisht me skuadren e Contes.”
“Por fakti qe ai nuk eshte blere nga Bayern Munich, ka prishur ne menyre te dukshme planet e Interit ne merkato.”
“Zikalteri kishin menduar se ai do te blihej nga Bayern dhe do te sillte ne kasat zikalter te pakten 15 milione euro per tu shpenzuar per blerjet e reja.”
“Tani do i duhet Marottes te gjeje nje zgjidhje, sepse Interi ka nevoje vertete per shitje, sidomos ne keto kohera pandemie ku ne merkato duhet te jesh kreativ.”