Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,204 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, tratative e ‘cmendur’ me Nike: “Rritje e pabesueshme e shifres. Me sa duket Inter ka nje ‘as’ nen menge si…”

Inter, tratative e ‘cmendur’ me Nike: “Rritje e pabesueshme e shifres. Me sa duket Inter ka nje ‘as’ nen menge si…”
Inter Club Staff

Ne vitin e fundit, sipas Brand Football Finance 2022, vlera e markes Inter eshte rritur me 30% ne total.

Aktualisht ajo vlen 495 milione euro. Por ky nuk eshte thjesht nje numer pozitiv per Interin por eshte shume me shume se kaq.

Sipas asaj qe tregon Repubblica sot, mbi te gjitha, 14 perqind e te ardhurave vine direkt nga sponsorizimet e ndryshme.

“Rritja e madhe ka ndodhur nga sponsorat ne vecanti dhe nuk duhet harruar se vetem ne marsin e kaluar Inter ka humbur 23,4 milione euro kredite qe duhet te kishte marre nga kompani aziatike por prej pandemise i ka humbur.”

“Por duket se rritjen me te madhe nga sponsorizimet klubi e ka marre nga hyrja ne klub e kompanive te kriptovalutave.”

“Vitin e kaluar Socios ka zevendesuar Pirellin dhe vetem ne nje sezon te vetem ka sjelle me shume se 16 milione euro plus bonuse.”

“Nderkohe, nga data 01 korrik, Inter do kete ne fanelle logon e Digitalbits, sponsori me i ri teknik i zikalterve.”

“Pastaj, per sa i perket kontrates, ne total nga ata do te marre 85 milione plus bonuse, me shifra qe do te ndahen sezon pas sezoni, duke u rritur.”

“Po sponsori teknik? Aty eshte pika e dobet e Interit. Por me sa duket ka nje negociate te cmendur me Nike per te rinovuar marreveshjen qe skadon ne 2024.”

“Sot per sot, gjigandi amerikan paguan tek Inter 12 milione euro plus bonuse ne sezon qe jane shume pak.”

“Por objektivi i Interit eshte te marre me shume se 30 milione me kontraten e re qe do te fillonte menjehere dhe jo nga 2024.”

“Sot brandi zikalter vlen 495 milione euro, dhe kjo do te thote se Inter ndodhet ne nje pozite shume me te mire nga koha kur ka nenshkruar marreveshjen e fundit.”

“Ne kete tratative Inter me sa duket ka nje ‘as nen menge’ i cili eshte Alessandro Antonello, qe eshte nje nder me te miret ne Itali ne punen e tij.”

“Me ardhjen e tij ne klub Inter ka pare nje pafundesi marreveshjesh te reja dhe nje fluks sponsorizimesh te vogla dhe te medha.”

“Tani jemi ne pritje qe gjithcka te kaloje ne nje faze te nxehte, por negociatat po vazhdojne shume mire mes paleve.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.