Inter, vetem nje dyshim per Simone Inzaghin perpara ndeshjes se neserme?
Simone Inzaghi mund te udhetoje drejt Torinos me skuadren e plote ashtu si ka ndodhur pak here gjate sezonit.
Sipas asaj qe tregon sot La Gazzetta dello Sport, ne fakt, ne oret e fundit jane permiresuar ne menyre te dukshme kushtet e Stefan De Vrij.
Ai ka qene i ndalur qe ne ndeshjen ndaj Liverpool ne Anfield dhe pulpa eshte pergjigjur mire ne fushen e lojes.
“Diten e djeshme hollandezi nuk ka marre pjese ne stervitjen e pare te vertete pas pushimit te kombetareve, por sot duhet te jete me grupin.”
“Po shkohet drejt nje grumbullim te tij dhe minimumi ai do te jete ne pankine ndaj Juventusit ne Torino neser.”
“Ne fushe nderkohe pritet qe te jete D’Ambrosio ai qe do te plotesoje treshen me Milan Skriniar dhe Alessandro Bastoni me sllovakun qe do te luaje ne qender.”
“Nderkohe, diten e djeshme Brozovic nuk ka marre pjese ne ndeshjen stervitore vetem per tu ruajtur, por ai ka qene mire dhe eshte stervitur me grupin ne shumicen e kohes.”
“Por duket se per Inzaghin ka nje dyshim te forte per Juvnetusin: Dumfries ose Darmian per nje fanelle titullari. Diten e djeshme eshte provuar shume Darmian ne te djathte.”