Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

301 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Hernanes stervitet me grupin: Rekuperim i rendesishem per Interin qe…

Hernanes stervitet me grupin: Rekuperim i rendesishem per Interin qe…
Donald Elmazi

Eshte kthyer me grupin te enjten: Hernanes stervitej vetem per nje jave dhe kishte mbetur jashte listes se te grumbulluareve per ndeshjen me Cagliarin. Ne Rome eshte kthyer ne dispozicion, por Mazzarri e ka mbajtur ne pankine per te qene me i sigurte, ka luajtur vetem ne minutat finale dhe nuk ia doli te ndizte ndeshjen.

Rekuperimi i brazilianit eshte i rendesishem per Interin: nje terheqje ne auditor e ka frenuar, por tani – nga ajo qe kemi mesuar- duket i afe per tu stervitur i qete, e ka bere edhe sot duke u stervitur me skuadren ne Pinetina pas dy ditesh pushimi te dhena nga tekniku. Nese do jete mire do te jete ai titullar se bashku me Guarin: per te tekniku ka thene shpesh qe ka karakteristika qe ne skuadren e tij mungonin, duke perfshire gjuajtjet nga larg dhe goditjet e denimit, aftesia per te shfrytezuar rastet dhe topat per te zhbllukuar ndeshjet mund te kalojne nga kembet e tij.

Mungojne lojtaret qe kane ndeshjet me kombetaret e tyre perkatese. Per ata qe kane ngelur ne Appiano Gentile ka patur vetem stervitje, ushtrime teknike, ndeshje dhe stervitje aerobike. Keshtu po pergatiten per te pritur Torinon ne Meazza(luhet te dielen ne 15:00) dhe per te ndryshuar tendencen qe po i ndalon zikalterit per te bere nje figure te mire perpara publikut te tyre dhe perpara presidentit Thohir qe pritet te enjten ne Milano.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.