Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

344 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, vjen lajmi i madh per te ardhmen e Lautaro Martinez? “Me sa duket ne Milano kane ardhur perseri…”

Inter, vjen lajmi i madh per te ardhmen e Lautaro Martinez? “Me sa duket ne Milano kane ardhur perseri…”
Inter Club Staff

Pas tamponit negativ per Antonello, Ausilio dhe Baccin, me sa duket ka ardhur edhe lajmi tjeter i mire: Beppe Marotta eshte negativizuar gjithashtu.

Ai eshte larguar diten e djeshme nga Humanitas Emergency Hospital Covid, dhe ndodhet mire dhe ne shtepi.

Eshte nje lajm qe ka sjelle jo pak buzeqeshje ne klubin zikalter, pas disa diteve teper shqetesuese per administratorin e deleguar.

“Por ka nje efekt “anesor” pas sherimit te Beppe Marotta. Me sa duket ai i eshte rikthyer menjere punes ne krye te Interit.”

“I pari qe pritet te preket nga rikthimi i Beppe Marotta, eshte Lautaro Martinez, me te cilin Marotta kishte nje marreveshje ende te pa firmosur per kontraten e re.”

Sipas asaj qe zbulon me tej Tuttosport, ne Milano duket se kane ardhur agjentet e lojtarit: “Ne Milano prej dites se djeshme ndodhen dy agjentet e Lautaros.”

“Me ne krye Beto Yaque, delegacioni i Lautaro Martinez ka takuar edhe Javier Zanettin ne ditet e kaluara dhe ka qene nje takim miqesore duke qene se marreveshja eshte arritur.”

“Zyrtarizimi i kontrates se Lautaros mendohet se mund te vije edhe gjate diteve ne Milano te presidentit Steven Zhang.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.